Panorama Sport (Albania)

Ringjallet Reali, 3 gola historikë për Ronaldon

Zinedin Zidan kamuflon ekipin dhe rigjen sulmin, por reparti i mbrojtjes shqetëson

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali nuk dështon në provën gjenerale përpara ndeshjes me PSG-në në mesjavë, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Skuadra e Zidanit fiton 5-2 ndaj Real Sociedadit dhe u jep një sinjal të qartë rivalëve francezë se në "Bernabeu" do të jetë shumë vështirë. Pavarësish­t pikëpyetje­ve që kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe, madrilenët arritën të shpreheshi­n mirë në fushë dhe të dhuronin spektakël që në 45 minutat e para. Vendimtarë 3 golat e Ronaldos, i cili tregoi një formë pozitive dhe golat e Vaskezit dhe Toni Krosit.

I KAMUFLUAR - Zidan lë në stol Kasemiron, Bejlin dhe Iskon për t'i besuar fanellën e titullarit Lukas Vaskezit dhe Asensios. Ndryshime që i jepnin mundësi trajnerit për të provuar një vendosje taktike 44- 2, e alternuar në 4- 2- 3- 1. Lëvizje, të cilat shërbenin për të mos i dhënë një pikë referimi PSG-së. Që në minutën e parë, Ronaldo kroson bukur në zonë dhe Vaskez me kokë kalon në avantazh Realin, çka i jep mundësinë për të gjetur qetësinë dhe për ta menaxhuar lojën. Në pjesën e parë u shënuan 4 gola, njëri prej tyre spektakola­r nga Toni Kros.

GOLAT HISTORIKËM brëmja e djeshme ishte historike për Kristiano Ronaldon, i cili shënoi "hat-trick"un perfekt. Një gol me të djathtën, një me të majtën dhe një me kokë. Nuk ndodhte kurrë në historinë e kampionati­t spanjoll, por portugezi vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjës­hme. Me 3 golat e djeshëm, ai i jep fund krizës në sulm dhe shndërrohe­t në rrezikun kryesor për PSGnë. Por, në pjesën e dytë, ekipi madrilen filloi të ruante energjitë dhe pësoi 2 gola. Diçka që duhet të shërbejë si motivim për të punuar gjatë këtyre ditëve. Sepse PSG-ja nuk ka në repartin e sulmit Kanales dhe Huanmi, por lojtarë si Nejmar, Kavani, Mbape dhe Di Maria. Të mërkurën pritet spektakël, e rëndësishm­e është që Zidan do të punojë i qetë pas fitores 5-2 për të luajtur duelin vendimtar të sezonit, i cili do të përcaktojë edhe fatin e tij...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania