Panorama Sport (Albania)

Ikardi jashtë, Spaleti: Të dalim nga kriza

Frazat e "Corriere"-s: Fragment pa të vërteta, jam trajner me fat

- Përgatiti: LEDIO NASE

Mauro Ikardi do mungojë edhe ndaj Bolonjës pas Krotones. Nuk do mundet të jetë prezent kapiteni zikaltër, i cili do duhet të presë transfertë­n në Xhenoa për të kërkuar golin numër 100 në Serinë A. Luçiano Spaleti nuk ka shumë kohë të mendohet, zgjidhja e problemeve interiste (asnjë fitore prej më shumë se dy muajsh) vjen e para.

REAGIM - "Kur mungon fitorja, skuadra nuk rikthehet në dhomat e zhveshjes me gëzim. Megjithatë, ka gjithmonë e më shumë dëshirë për të dhënë maksimumin gjatë javës. Lojtarë të ndryshëm të kësaj skuadre janë liderë, së bashku janë mbledhur gjatë javës dhe janë stimuluar. Karamoh? E interpreto­n futbollin sipas moshës së re që ka, i duhet pushim pas tërheqjes që pësoi, nuk mund t'i kërkoj sprinte prej 100 metrash, i mungon ekuilibri i duhur për të interpretu­ar lojën në skuadër. Rafinja ka nevojë të stërvitet me vazhdimësi, gjithashtu i duhet ta menaxhojë problemin, përndryshe rrezikon mbingarkes­ë. Mund të luajë si fantazist, më pak në krah edhe pse duhet të qëndrojë i avancuar, pa u detyruar të ndjekë kundërshta­rin. Nuk më duket se ka prirje të veçanta në inkursion, ndërsa në qarkullimi­n e topit po".

IKARDI - "Mauro ka tentuar të qëndrojë me grupin, por në lëvizje ndien atë dhimbjen e lehtë, ndaj, të gjitha provat sjellin në përfundimi­n që më mirë duhet pritur, ekziston rreziku për ta humbur më gjatë".

VËSHTIRËSI - Duke parë rendimenti­n e ulur edhe nga Lacio e Roma, Spaleti a ndihet

një djalë me fat? "Ndihem shumë me fat, punoj në një ambient shumë të bukur, kam blerë edhe dy pemë për të mobiluar shtëpinë ku banoj. Përtej shakave, nuk mund të jetohet deri në fund me rezultatet e të tjerëve. Përndryshe të kapin edhe skuadrat që ndodhen shumë më prapa".

INOVACIONE - Duhet të presim ndonjë risi sot? "Duhet të rrisim nivelin e cilësive sulmuese në funksion të numrave të golave, pa humbur ekuilibrin e skuadrës. Këtë e tregon e kaluara, ndaj ky ekuilibër është thelbësor.

Duhet të japim një forcë më të madhe për të hyrë në zonën e rreptësisë kundërshta­re. Modulet 4-2-3-1 dhe 4-3-3 u përshtaten shumë karakteris­tikave që kemi".

FRAZAT E "CORRIERE"S - Në fund, tekniku i rikthehet "dialogut" me grupin e tifozëve romanë, të përcjellë nga "Corriere della Sera": "Në atë artikull ka disa gjëra që nuk shkojnë". Spaleti konteston frazat lidhur me klubin që nuk shpenzon dhe Interin, që është një hap larg marrëzisë: "Një frazë, mbi të cilin nuk mund të bëjmë shaka, lexoj vetëm qëllimin për të na dëmtuar, e

krijuar artistikis­ht në mënyrë që të lindë një frakturë mes meje, drejtuesve dhe ambientit. Nuk është e pranueshme. Pas 20 ditësh (nga ai dialog me tifozët) të gjesh fjalët e duhura është e vështirë, por konceptin e kam shumë të qartë në kokë. Nuk ka pasur një evolucion të rezultatev­e, kjo është e vërtetë. Dhe nëse kam përdorur fjalën marrëzi, dhe përsëris 'nëse', i referohesh­a diferencav­e të këtyre rezultatev­e. Le të nxjerrim në dritë edhe ato 55 minuta të tjera bisede, meqenëse flitet për një bashkëbise­dim prej një ore. Është ndërtuar një sintezë për të na dëmtuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania