Panorama Sport (Albania)

Apeli fal Këlcyrën pasi u masakrua arbitri

Skuadra rikthehet në garë pas masakrës ndaj gjyqtarit

- BESAR BOZGO

Embani mend videon ku gjithë lojtarët e Këlcyrës dhe pjesëtarë të stafit masakruan gjyqtarin Alvi Paço në ndeshjen ndaj Përmetit dhjetorin e kaluar?! Dhe më pas, dënimin shembullor me përjashtim­in e skuadrës nga kampionati për këtë vit dhe dënimin përjetë të tre lojtarëve. Por, e gjitha rezultoi një "flluskë sapuni" për të qetësuar opinionin publik për ato pamje që vetëm me futbollin nuk kanë lidhje. Sot, Këlcyra rikthehet të luajë në kampionat. Vendimi i Komisionit të Apelit, që fal klubin e Këlcyrës, është zyrtarizua­r vetëm ditën e djeshme nga FSHF. Por, burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se vendimi ishte marrë që përpara më shumë se dy javësh, para se të mbaheshin zgjedhjet për kreun e Federatës.

VENDIMI - Komisioni i

Apelit, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit dhe pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretaria­ti teknik, vendosi:

"Ndryshimin e vendimit të

Komisionit të Disiplinës datë

15.12.2017 ( pika 7) si më poshtë: KF "Këlcyra", për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive duke cenuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi, duke shkaktuar ndërprerje­n përfundimt­are të lojës në ndeshjen kundër KF "Përmeti", në bazë të nenit 12/ 1/ f, 28, 49/ 5, 58/ 2, 65/ 2,65/ 4 dhe 66/3/c) të KDS, dënohet me 14 ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Ndeshja kundër KF

Përmetit deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në

Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv (CAS/TAS) Lozanë, Zvicër", thuhej në vendimin e djeshëm të Apelit.

SKANDALI - Përveç faktit që Federata edhe një herë shfaqet si nxitëse dhe jo parandalue­se e dhunës, absurdi i vendimit të djeshëm ka të bëjë me tifozët. Në një kohë që ndeshja luhej në Përmet, nuk ka logjikë që falet skuadra, ndërsa dënohen tifozët, të cilët janë më të pafajshmit në të gjithë këtë histori. Atëherë, pse falet ekipi kur tifozët nuk do të kenë mundësinë ta ndjekin skuadrën e zemrës gjatë këtij sezoni?! Nga ana tjetër, Federata nxit aktet e dhunës, pasi u tregon klubeve, lojtarëve dhe tifozëve se edhe nëse dhunon, masakron dhe bën për spital gjyqtarët, sërish do të ketë falje. Maskarada vazhdon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania