Panorama Sport (Albania)

Sukaj nxjerrnxje­rr VllazninëV­llazninë nganga kriza,kriza, plas te Lushnja

Ish-presidenti Ish-presidenti Çobani Çobani kundër trajnerit: trajnerit: Mbajti Mbajti lojtarë lojtarë që që vetëm... vetëm... trasheshin trasheshin

- ALBAN ALUSHI

Shkodranët Shkodranët i i falen falen sulmuesit sulmuesit pas pas dy dy muajsh muajsh vuajtje. vuajtje. Trajneri Trajneri i i Lushnjës, Lushnjës, Hysen Hysen Dedja, Dedja, paralajmër­on paralajmër­on largimin, largimin, ndërsa ndërsa lojtarët lojtarët akuzojnë akuzojnë njëri-tjetrin njëri-tjetrin për për mosimpenji­m. mosimpenji­m.

Vllaznia gjen fitoren në kampionat pas dy muajsh vuajtjeje. Dopieta e Xhevahir Sukajt në stadiumin "Roza Haxhiu" e largon për momentin nga zona e ftohtë ekipin shkodran, që për herë të fundit, kishte arritur një triumf në kampionat që më 16 dhjetor 2017 kundër Kamzës në shtëpi, 3-2. Në startin e fazës së tretë, Lushnja merr rrugën drejt Kategorisë së Parë. Edhe këtë herë, Vllaznia ka siguruar tri pikë të tjera ndaj skuadrës së Hysen Dedjes pas fitoreve të mëparshme në fushën asnjanëse të Fierit në fazën e parë dhe në "Loro Boriçi" në fazën e dytë. Madje me të njëjtën lehtësi. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka gjen fitoren në momentin e duhur, ndërsa e pret një sfidë e nxehtë me Teutën në "Loro Boriçi" javën e ardhshme. Nga ana tjetër, lushnjarët duken të dorëzuar dhe të pafuqishëm për të konkurruar deri në fund. Verdhejesh­ilët janë -7 nga Teuta dhe -8 nga Vllaznia.

PJESA E PARË - Takimi nis i qetë për të dyja ekipet. Vllaznia nis të ngacmojë, por është shumë pak për t'i dhënë gjallëri ndeshjes. Goditjet në drejtim të portës verdhëjesh­ile janë larg kuadratit, ndërsa Lushnja është shumë larg zonës shkodrane. Dedja kishte hedhur në fushë që nga minuta e parë dy sulmues të mirëfilltë si Sefa në majë dhe Përgjini pas tij. Ky i fundit u mundua të bënte rolin e Mikel Cankës, i cili dje mungoi për shkak kartonësh. Disa tentativa të Likës dhe Sukajt janë shumë pak për shkodranët në pjesën e parë. Në manovrën kuqeblu ka shumë gabime dhe loja zbehet edhe më tepër me kalimin e minutave. Lushnjarët nuk regjistroj­në asnjë rast konkret, edhe pse në një moment Përgjini del i vetëm me portierin Alen Sherri, por godet këtë të fundit, jo topin. Fatmirësis­ht i riu shkodran ia hedh paq duke mos u dëmtuar, ndërsa gjyqtari Juxhin Xhaja e ndëshkon sulmuesin e Lushnjës me të verdhë. 45 minutat e para mbyllen pa fitues dhe asnjë goditje në portë.

PJESA E DYTË - Menjëherë pas pushimit, Lushnja regjistron rastin e parë për gol. Branica i ka të gjitha mundësitë për të shënuar, por Sherri bën mrekullinë. Ndeshja vijon të jetë e ekuilibrua­r, por shumë e dobët sa i përket nivelit të lojës që shfaqin të dyja skuadrat. Vllaznia mundohet të qarkullojë topin, teksa Vucaj është truri i shkodranëv­e. Gjoka hedh në fushë Ribajn, ndërsa Kalaja largohet

i nervozuar pas zëvendësim­it. Edhe pse duket si një ndeshje e heshtur, Vllaznia arrin të shënojë. Meto mban në lojë Sukajn, që pason topin të marë nga Lika, vepron shpejt dhe kalon në avantazh shkodranët. Vllaznia lirohet dhe luan më qetë. Për skuadrën kuqeblu ka më shumë hapësira,

ndërsa reagimi i Lushnjës është thuajse inekzisten­t. Shkodranët fitojnë një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Prençi dhe Sukaj gjunjëzon për herë të dytë Spahon. Ribaj mund të kishte bërë tris për shkodranët, por dalja e portierit e frenon pak dhe më pas Bufasi nga prapa i largon topin.

 ??  ??
 ??  ?? Lojtarët e Vllaznisë duke festuar një nga golat e Sukajt
Lojtarët e Vllaznisë duke festuar një nga golat e Sukajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania