Panorama Sport (Albania)

Bajerni pa rivalë, triumfon edhe pa Hejnkesin në stol

Hejnkes me grip, qëndroi në shtëpi, ekipin e drejtoi Herrman

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Tashmë mjafton piloti automatik për të fituar. Në javën e 22-të të Bundesligë­s, Bajerni mposht 21 Shalken edhe pa trajnerin Hejnkes në stol (e zëvendësoi asistenti Peter Herrman), i cili qëndroi në shtëpi për shkak të një viroze të papritur. Ndeshje në ritme të larta në "Allianz Arena": e zhbllokon Levandovsk­i në minutën e 6- të, barazon Di Santo në 29', përpara golit të Mylerit në 36'. Shalke e Tedeskos, e vendosur shumë mirë në fushë, lë një përshtypje shumë mirë. Dhe kështu, objektivi i një vendi në Champions mund të arrihet. Ndërsa Bajerni rikthehet +18 nga Lajpcigu, që ishte afruar pas suksesit të së premtes ndaj Augsburgut.

NDESHJA - Bajerni zbret në fushë me një 4-1-4-1 me Hamesin dhe Mylerin pas Levandovsk­it dhe Riberinë dhe Robenin nga krahët. Por rasti i parë për gol vjen nga anët e Ulraishit: Kaligiuri shërben Embolon, i cili godet dhunshëm në hyrje të zonës, por portieri i Bajernit është i vëmendshëm. Në minutën e 6të, vendësit kalojnë në avantazh: pas një shkëmbimi me Hamesin, Alaba shtyn përpara dhe kroson në qendër, Levandovsk­i hap këmbët dhe lë Mylerin të godasë, Fehrman nuk kontrollon dhe polaku, nga vetëm dy hapa, e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 9-të rishfaqen blutë mbretërorë me një goditje me kokë të Kehrer, e cila përfundon jashtë për pak. 20 minuta më vonë, miqtë barazojnë: Embolo kroson nga e djathta, Gorecka provon roveshatën, por nuk arrin te topi, ku mbërrin Di Santo, që godet me të parën dhe befason Ulraishin. E menjëhersh­me është përgjigja e kampionëve: Roben nis Mylerin në qendrën e djathtë, Fehrman del, por nuk mbron shtyllën e parë nga një pozicion i izoluar dhe sulmuesi bavarez e shtang pikërisht në shtyllën e tij. Edhe nisja e pjesës së dytë ka ritëm të lartë: Gorecka nis Burgshtale­rin në 49', sulmuesi i Shalkes del i vetëm përballë Ulraishit dhe provon ta driblojë, por gjatë përpjekjes ka një kontakt dhe rrëzohet. Për arbitrin është i verdhë për simulim dhe në fakt është sulmuesi i Shalkes ai që u përplas tek Ulraish. Në 55' tjetër rast për miqtë, por Embolo shpërdoron duke goditur keq. Në '71 skena përsëritet, por këtë herë është Ulraish ai që i mohon golin Embolos. Bajerni rishfaqet në 85', kur në goditjen e Martinezit një devijim i Levandovsk­it mposht Fehrmanin, por sfera nuk përfundon në kuadrat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania