Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja bie në Shkodër, Besa merr frymë

Tre lojtarë të ekipit të parë i japin një dorë skuadrës së dytë, miqtë inekzisten­të

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia B ka arritur një fitore të rëndësishm­e ndaj Besëlidhje­s në ndeshjen e luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi", në Shkodër. Kuqeblutë kanë fituar 2-0 ndaj ekipit lezhjan me dy gola të Çinarit dhe Hajdarit. I pari ka qenë i pezulluar me karton të verdhë dhe...

Vllaznia B ka arritur një fitore të rëndë sishme ndaj Besëlidhje­s në ndeshjen e luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi", në Shkodër. Kuqeblutë kanë fituar 2- 0 ndaj ekipit lezhjan me dy gola të Çinarit dhe Hajdarit. I pari ka qenë i pezulluar me karton të verdhë dhe në pamundësi për të luajtur me ekipin e parë ndaj Lushnjës, është aktivizuar te Vllaznia B, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në minutën e 27- të. Edhe Hajdari, që aktivizohe­t gjithashtu me ekipin e parë, dje ka qenë në fushë me skuadrën e dytë duke shënuar golin e dytë. Një 3-pikësh që e ngjit Vllazninë B në vendin e 8-të, ndërsa Besëlidhja del përfundimi­sht nga gara për vendin e parë me diferencën ndaj Kastriotit që është 14 pikë dhe krutanët kanë një takim më pak. NDESHJA

Loja nis e shpejtë dhe e fortë, ku vendësit shkodranë janë më kërkues në lojën e tyre. Vllaznia B krijon disa momente të rrezikshme, por mungon finalizimi. Megjithatë, zhbllokimi i rezultatit nuk vonon shumë. Në minutën e 27-të, është Çinari që finalizon saktë një aksion të vendësve dhe kalon ekipin e tij në avantazh. Miqtë mundohen

të barazojnë, ku Bajiç e Kamara janë më të rrezikshmi­t, por nuk janë të saktë në finalizim. Pjesa e parë nuk prodhon më gol dhe mbyllet me fitoren minimale të Vllaznisë B. Me fillimin e së dytës, trajneri mik bën ndryshim, ndërsa Besëlidhja është

më agresive në sulm. Por janë sërish vendësit ata që shënojnë golin e dytë. Në minutën e 51- të është një tjetër lojtar i ekipit të parë, që është aktivizuar duke realizuar golin e qetësisë. Është Hajdari, ai që shënon golin e dytë dhe të qetësisë. Te Vllaznia

B është aktivizuar edhe mesfushori Krymi, që po ashtu është pjesë e ekipit të parë, duke bërë që skuadra në këtë takim të ishte shumë e fortë. Nga ana tjetër, Besëlidhja duket e hutuar pas golit të dytë, ndërsa lojtarët miq gabojnë në pasime dhe në

ndërtimin e aksioneve. Bajiç në disa momente provon me goditjet nga jashtë zone, por nuk ia arrin dot që të shënojë. Shkodranët, për shkak të avantazhit të dy golave, janë më të qetë në menaxhimin e lojës dhe menaxhojnë avantazhin. Në 10 minutat e fundit lezhjanët hidhen thuajse të gjithë në sulm, por nuk arrijnë të shënojnë. Në këtë mënyrë, Vllaznia B merr një fitore shumë të rëndësishm­e në luftën për mbijetesë, ndërsa Besëlidhja duhet të mendojë për sezonin e ri, pasi tashmë është e pamundur që të mendojë ngjitjen në elitë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania