Panorama Sport (Albania)

Xhejms: S'kemi rivalë, titulli çështje e mbyllur

"Pas ndalesës së Kukësit, jemi shumë herë më të qetë"

- LLAZI SARO

Pasi "thyen" Flamur tarin, Skënderbeu mori si dhuratë dje edhe humbjen e Kukësit. Tashmë bardhekuqt­ë e shohin veten shumë herë më të qetë në krye dhe mbi të gjitha pa rivalë. I këtij mendimi është edhe Xhejms Adeniji, i cili, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", thekson se kampionati u mbyll këtu. Nigeriani është i bindur që titulli do të vijë në Korçë, sidomos pas ndalesës së Kukësit. Ai u ndal edhe te fitorja me Flamurtari­n dhe nuk ngurroi që të vlerësonte portierin kundërshta­r, i cili i hoqi të drejtën e golit, me një pritje perfekte.

Xhejms, një fitore me "dhunë" ndaj Flamurtari­t. Do e quanit plotësisht të merituar?

Patjetër që ishte e tillë. Ekipi i Flamurtari­t meriton respekt, pasi është një skuadër vërtet e fortë dhe ka shumë kualitete. E treguan në Korçë, ku ishin me të vërtetë të mirëvendos­ur. Mbroheshin me shumë forca dhe mundoheshi­n të ruanin barazimin. Ne patëm raste të mira, duhet ta pranojmë të gjithë, por goli ishim të sigurt që do të vinte pasi ndeshja po fliste për ne.

Megjithatë, erdhi në minutën e 83-të ai gol i Muzakës që iu dha fitoren...

E thashë edhe më sipër, goli do të vinte, pasi loja jonë po jepte frytet e saj. Më vjen mirë që Muzaka shënoi dhe

ndodhej atje. Kjo, edhe për faktin se Nurkoviç më hoqi nga këmba një gol të sigurt. Tani që e mendoj, e përgëzoj për pritjen.

Tashmë jeni shumë të shkëputur. Pas humbjes së Kukësit besoni se kampionati u mbyll?

Arma jonë e fortë ka qenë se jemi marrë gjithmonë me veten dhe asnjëherë me kundërshta­rin. Shohim vetëm rrugën tonë dhe jemi të përqendrua­r atje. Tani që Kukësi u ndal në humbje, kur bëjmë bilancin besoj se është një largësi e ndjeshme që të

krijon qetësi edhe në menaxhimin e situatës, por mbi të gjitha ke garancinë e pikëve.

Gjithsesi, hapat falsë janë të ndaluar apo jo?

Sigurisht që po, ne do të qëndrojmë të karikuar dhe të përqendrua­r në çdo ndeshje. Kjo, pasi vetëm kur të kemi fituar matematiki­sht kampionati­n, atëherë mund të jemi të qetë. Gabimet asnjëherë nuk janë të lejuara.

Me "laps në dorë", duke marrë edhe ndeshjet direkte në konsiderat­ë, a mund të themi se kundërshta­rët nuk kanë më shanse rikuperimi?

Keni të drejtë pjesërisht. Por

duhet të jemi të kujdesshëm. Nëse ruajmë këtë ritëm loje dhe mbajmë këmbët në tokë, rivalët nuk do të kenë shumë shanse për rikuperim. Por, nëse ndodh e kundërta, pra që të ulin përqendrim­in, do t'i hapnin realisht punë vetes. Megjithatë, mendoj se kampionati u mbyll këtu.

Atë festë e prishi incidenti me vëllanë e Osmanit...

Po, për fat të keq nuk patëm mundësinë që të festonim si duhet fitoren. Si ditën e ndeshjes, edhe dje të gjithë kemi qenë të interesuar për shëndetin e tij. Për fat të mirë, gjendja është e mirë dhe

tashmë jemi të qetë. Po i qëndrojmë pranë Osmanit që dukshëm u prek nga ajo që ndodhi.

Tashmë e ka radhën kupa. Mund ta quajmë vitin e duhur duke parë sigurinë në kampionat?

Çdo vit kemi thënë që ky do të jetë viti i duhur, por nuk ka rezultuar kështu. Prandaj ta mbajmë euforinë dhe të mundohemi të ecim hap pas hapi. Tashmë e ka radhën kupa dhe duhet të hipotekojm­ë kalimin në çerekfinal­e pas fitores së parë në Durrës. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të administro­jmë rezultatin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania