Panorama Sport (Albania)

Selmani: Ju tregoj rastin e Bardhit, shpresoj të fitojmë Kupën

-

Kapiteni i Laçit u tregua vendimtar me daljen e tij në minutën e 59-të, ku arriti të neutralizo­nte gjuajtjen e Jurgen Bardhit, i ndodhur i vetëm në zonë. Portieri tregohet modest, pasi pas ndeshjes për "Panorama Sport" pohoi se ka bërë thjesht detyrën. Ai pohoi se Laçi mbetet me këmbë në tokë, pasi objektiv mbetet ndeshja e radhës. Gjithsesi, ai pohon se fitimi i Kupës është një mundësi reale. Selmani, Laçi kalon një tjetër ndeshje ndaj Partizanit pa pësuar humbje. Sikur ua keni marrë dorën të kuqve? Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. E dinim që na priste një sfidë e vështirë dhe e kishim vlerësuar maksimalis­ht. Ne erdhëm në kryeqytet për të marrë fitoren, por besoj se edhe një pikë mund të quhet e kënaqshme për Laçin, duke u bazuar te loja që u zhvillua në fushë.

Në dy duelet e para i keni mundur të kuqtë. Ku qëndroi dallimi në ndeshjen e fundit me Partizanin që e barazuat?

Çdo ndeshje ka specifikat e veta dhe, me kalimin e javëve, takimet sa vijnë dhe vështirëso­hen. Në fillim na merrnin lehtë dhe rezultatet konsideroh­eshin si surpriza, por tani kundërshta­rët na marrin më seriozisht duke luajtur më fort. Besoj se edhe barazimi në ndeshjen e fundit me Partizanin konsideroh­et rezultat i kënaqshëm për ne, për vetë faktin se luanim në transfertë.

U treguat shpëtimtar te rasti i Bardhit. Si u ndiet më pas? Unë mendoj se kam bërë thjesht detyrën. Ndaj, më del për detyrë që të punoj më shumë dhe të përmirësoh­em.

Sezonin e nisët më shumë për të siguruar mbijetesën, a mund të dimë se cilat janë objektivat reale të Laçit?

Trajneri Mezani na e thotë çdo ditë

të javës që objektivi ynë si ekip mbetet ndeshja e radhës. Kështu, pas këtij barazimi me Partizanin, na pret ndeshja e Kupës në mesjavë dhe takimi i radhës në kampionat. Kështu që nuk mendojmë më gjatë se sfida e radhës.

Laçi mund të quhet ekip "Kupe",

pasi ka treguar se di ta fitojë këtë trofe.

Mendoni se mund t'ia dilni edhe këtë vit duke e fituar? Shpresojmë. Ne do t'ia bëjmë "hyzmetin" këtij objektivi, por edhe me ndihmën e Zotit them se mund t'ia dalim në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania