Panorama Sport (Albania)

Të kuqtë, pa sulm ndaj Kukësit

Dy lojtarët janë autorët e fitores 2-1, të arritur më 2 nëntor në stadiumin "Zeqir $meri"

- ILIR CARA

Më shumë se lënia e dy pikëve në shtë pi ndaj Laçit, Partizanin mund ta djegë edhe humbja e shërbimeve të dy sulmuesve kryesorë të ekipit për ndeshjen e radhës në kampionat me Kukësin. Jurgen Bardhi dhe Gerhard Progni kanë qenë të pafat, por edhe të pakujdessh­ëm në takimin e djeshëm, pasi me kartonët e verdhë që kanë marrë, kanë plotësuar numrin katër. Në këto kushte, të dy lojtarët janë të pezulluar për takimin e 19 shkurtit me Kukësin, që do ta luajnë në "Selman Stërmasi". Si për ironi të fatit, të dy sulmuesit janë ata që i dhanë fitoren e fundit Partizanit ndaj Kukësit. Më 20 nëntor, të kuqtë i përmbysën kampionët në fuqi në shtëpinë e tyre me golat e Bardhit dhe Prognit. Ndonëse nuk janë sulmues të mirëfilltë, për trajnerin Starova, dyshja Progni-Bardhi është më e mira në Superiore. Por, ajo që e bën më të hidhur këtë disfatë të "demave" është se kartonët e verdhë janë dhënë nga një gjyqtar me origjinë nga Kukësi, por që është i kolegjiumi­t të Tiranës. Duhet pranuar se të dy kartonët e verdhë të dhënë për Prognin dhe Bardhin ishin. Gjyqtari Beqiri u tregua korrekt. Ndaj, stafi teknik është i detyruar që të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e javës së 20-të me Kukësin. Në mungesë të kësaj dysheje, vjen koha që Edgar Çani të zbresë në fushë, pasi është momenti i duhur që sulmuesi të tregojë veten, aq më shumë kur thuhet se ai është shumë pranë rikuperimi­t të plotë. Gjithsesi, stafi teknik mund t'i përdorë dy lojtarët e mësipërm në ndeshjen e mesjavës ndaj Flamurtari­t, ku luhet ndeshja e kthimit e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Për t'u kualifikua­r, të kuqve u duhet që të përmbysin disavantaz­hin 1-0 të arritur para dy javësh në transfertë­n e Vlorës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania