Panorama Sport (Albania)

Dalipi kundër rrymës: Jemi skuadra më në formë

-

Zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, qan terrenin dhe rastin e humbur nga Bardhi, për mosarritje­n e fitores ndaj Laçit. Gjithsesi, sipas tij, për momentin Partizani është ekipi më në formë dhe për sulmin presin Çanin që ekipi të përmirësoj­ë parametrat. Dalipi, pas fitores me Kamzën, barazimi me Laçin mund të quhet një hap prapa për Partizanin? Është për të ardhur keq, pasi sot ( dje) kemi humbur një mundësi të artë për të kapur vendin e tretë. Vinim nga një seri ndeshjesh pozitive. Jemi skuadra më në formë, duke parë edhe rivalët. Kemi një rritje të jashtëzako­nshme. Shpërdorua­m një rast të pastër me Bardhin, por kam edhe një dyshim për pasimin e Lukas për Asanin. Është një pozicion i rregullt, por arbitri i ka rënë bilbilit përpara. Nëse do kishim shënuar gol aty, ndeshja do të kishte marrë një rrjedhë tjetër. E dinim vështirësi­në ndaj Laçit. Në një moment na shpëtoi edhe Albani (portieri Hoxha), pasi e dinim që do të përdornin kundërsulm­in. Në fund, nuk ia arritëm dot qëllimit.

Mbeteni sulmi i dytë më i dobët në kampionat, pas Lushnjës...

Në merkaton e janarit jua kam thënë që nuk është e lehtë të gjesh lojtarë të lirë. Duke pasur nën kontratë Çanin, menduam që të presim

atë. Progni dhe Bardhi kanë punuar shumë mirë deri tani dhe janë adaptuar tek ai pozicion ku luajnë. E kapëm një herë në kundërsulm Laçin, por nuk arritëm të shënonim. Skuadra është rritur shumë, ka ndodhur një revolucion. Blerjet që kemi bërë, besoj se kanë qenë më të mirat e mundshme për janarin. Humbët një rast "të artë" për të kapur vendin e tretë...

Pritshmëri­të tona janë të mëdha, por duhet edhe pak fat në të tilla raste, sepse një gol ndryshon shumë. Kemi shumë besim te skuadra, pasi ajo që po prodhojmë, na jep besim edhe për Kupën. Zëvendësim­et ishin përgatitur edhe për ndryshime poziciones­h, apo i bëtë duke parë si po shkonte ndeshja?

Rasti i Lukasit është pak specifik. Ai ka kaluar një gjendje gripale, të cilën edhe sot i shfaqi në fushë, ishte i plogësht. Kur një sulmues është në të tilla kushte, nuk mund të japë maksimumin. Më pas spostuam Trashin në vend të Lukasit dhe Kotobellin në mbrojtje. Edhe Ramadani u fut në lojë, por Laçi kishte shumë forca mbrapa dhe nuk arritëm dot te goli. Ndryshimet erdhën rastësisht.

Këmbëngulë­t për të luajtur 24 orë mbas Tiranës, në të njëjtën fushë. A ju shërbeu sot (dje)?

Për një skuadër që do të fitojë, një terren jo i mirë i shton vështirësi­të për këtë rezultat. Një terren i tillë i vjen në ndihmë Laçit, që vjen me objektiva për barazim. Laçi e meritoi plotësisht barazimin që mori sot (dje) ndaj Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania