Panorama Sport (Albania)

Kamza trondit Kukësin në shtëpi

Verilindor­ët shpërdoroj­në dhe ndalen te shtylla, portieri Gjonikaj i pakalueshë­m

- SKERDILAID SULOZEQI

Futbolli modern po bëhet gjithmonë e më i paparashik­ueshëm. Ndërkohë që në futbollin shqiptar, skuadra si Kamza nuk lejojnë asnjë shans parashikim­i, ndërsa janë të tilla që ofrojnë surprizë në çdo stadium ku luhet Kategoria Superiore. Me një gol të shënuar me kokë nga Rezi, Kamza e Ramadan Ndreut del me tri pikë nga stadiumi "Zeqir Ymeri", duke mundur Kukësin vendas në sfidën e parë të fazës së tetë dhe duke e barazuar në renditje. Mbijetesa? Kamza tashmë është me pikë të barabarta me kampionët në fuqi në kuotën e 29 pikëve.

PJESA E PARË - Shameti me dorën e fashuar në allçi dhe Musolli i përshtatur si qendërmbro­jtës, ishin njëra anë e medaljes në këtë takim, pasi në anën tjetër, trajneri Ndreu kish hedhur titullarë lojtarë si Fili dhe Malaj, të afruar në merkaton e dimrit. Ky i fundit la fushën e lojës për Rezin në minutën e 37-të të takimit. Në fraksionin e parë të lojës, Kukësi ishte futur me qëllim të qartë për të qenë agresiv dhe për të mos i lënë mundësi organizimi Kamzës. Që në start, loja nis me goditje nga këndi dhe një tjetër mundësi shënimi për vendasit. Një goditje e fuqishme nga jashtë zonës grushtohet nga Gjonikaj, por Kale fare pranë e dërgon jashtë kuadratit. Më tej, Bakaj dhe Ethemi do të shfaqen rrezikshëm në zonën e miqve. I pari, me një gjuajtje tokazi, e dërgon jashtë kuadratit dhe më tej gjuajtja e fuqishme e Ethemit një minutë më vonë, në të dhjetën, bën portierin e Kamzës që të fluturojë për të grushtuar sferën. Miqtë duken të pafuqishëm për të rrezikuar, teksa Fukui provon brenda zonës me një goditje të lehtë. Me kalimin e minutave, Kukësi shton presionin dhe tentativat për shënim, por Gjonikaj është i pakalueshë­m.

PJESA E DYTË - Kukësi e nis rrezikshëm edhe këtë start, me Bakajn që kalibron shkëlqyer një goditje standarde, por Gjonikaj i jep të njëjtën përgjigje. Me kalimin e minutave, do të jetë edhe Guri që do të ketë një mundësi shënimi, por Kukësit i mungon finalizimi i duhur dhe shfrytëzim­i i aksioneve që krijon. Nga ana tjetër, minutazhi i pushimit i kish shërbyer mjaftueshë­m Kamzës, e cila në këtë fraksion loje u fut me më tepër besim dhe më shumë agresive. Të besuarit e Ndreut tentuan të fitojnë metra në këtë fraksion dhe ja dolën që të shfaqen më shumë në zonën e Kukësit. Për vendasit, largimi i kapitenit Shameti duket se solli një lloj pasigurie në prapavijë. Pikërisht, në qendër të mbrojtjes së Kukësit u krijua edhe goli i miqve. Një krosim i gjatë nga e djathta gjen Rezin

në qendër të zonës, i cili i fiton duelin ajror Zderiçit në qendër të zonës dhe goditja me kokë e çon sferën në fund të rrjetës. Kukësi shton presionin, por jo qartësinë. Kamza bëhet mur në mbrojtje me vendosje më se të kujdesshme dhe të dendur, ndërsa Bakaj & CO nuk ia dalin

që të gjejnë golin. Në momentin më të mirë, një goditje nga distanca e Kukësit, edhe pas devijimit, përplaset në shtyllë. Vendasit provojnë me çdo mënyrë, por mungesa e qartësisë nuk sjell asgjë. Nisja e fazës së tretë me fitore e bën Kamzën gjithmonë e me pozita më të sigurta

për mbijetesën dhe pse jo, edhe pretendent­e kryesore për zonën e Europës, nëse do të ruajë këtë ecuri. Për Kukësin, kjo humbje zbeh thuajse fare shanset për të ruajtur titullin kampion, ndërsa çdo pikë e lënë rrugës, do të vonojë edhe sigurimin e zonës së Europës…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania