Panorama Sport (Albania)

Batuta e Rezit: I lumtur, por nuk e tregoj sekretin e Kamzës

Flet heroi i sfidës: Goli për babanë, vazhdojmë kështu

-

Ermir Rezi është i lumtur për golin që ka shënuar ndaj Kukësit dhe mbi të gjitha, për faktin që i ka dhënë 3 pikë të arta dhe të rëndësishm­e Kamzës në arritjen e objektivit. Sulmuesi i kamzalinjv­e flet për "Panorama Sport" dhe analizon ndeshjen e fituar në transfertë­n e vështirë. "Ne e kishim vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin dhe e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Kukësi është një ekip i fortë, por ne i dimë vlerat tona dhe kishim shkuar për t'i surprizuar ata. Jam shumë i kënaqur që goli im i shërbeu skuadrës për të marrë 3 pikët", tha fillimisht Rezi. Tri pikë që e afrojnë Kamzën me zonën europiane, por 23-vjeçari preferon që ekipi të ecë me këmbë në tokë dhe të mos mendojë për objektivat. "Ne do t'i bëjmë në fund llogaritë. Objektivi ynë është ndeshja e ardhshme dhe duhet të japim maksimumin. Ky është një kampionat shumë i vështirë dhe skuadrat janë forcuar shumë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm për të përfituar nga çdo situatë", ka thënë sulmuesi i Kamzës. Më tej, ai vlerëson të gjithë shokët e skuadrës, ndërsa thotë se goli nuk ishte një mesazh për trajnerin Ndreu. "Unë jap gjithmonë maksimumin sa herë jam në fushë. Nuk më takon të them se sa do të luaj. Këtë e vendos trajneri. Goli që shënova ditën e djeshme ishte për tim atë", theksoi autori i dy golave në këtë sezon me Kamzën. I pyetur se cili është sekreti i Kamzës, Rezi thotë me batutë që nuk dëshiron ta tregojë sepse e mësojnë të tjerët. "Sekreti më mirë të mbetet i yni. Nuk do ta tregoj", tha sulmuesi duke qeshur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania