Panorama Sport (Albania)

I dha një dorë për titullin, Kukësi akuza Enea Jorgjit

“Ishte i njëanshëm, nuk duam të na arbitrojë më”

-

Në ndeshjen e fundit të një sezoni më parë mes Kukësit dhe Skënderbeu­t, Enea Jorgji u akuzua nga korçarët se u dha një dorë verilindor­ëve në fitoren e titullit kampion, por tani është skuadra e Kukësit që akuzon hapur gjyqtarin. Si për ironi të fatit, ndodh edhe kjo. Pas humbjes së djeshme ndaj Kamzës, ekipi verilindor ka reaguar përmes një deklarate duke thënë se gjyqtari kryesor i ndeshjes dha kontribut të rëndëishëm në fitoren e Kamzës dhe u mohoi atyre një penallti. Kampionët në fuqi, madje shkojnë më tej dhe i kërkojnë federatës që të mos e vendosë më këtë arbitër për ndeshjet e Kukësit duke e shpallur "non grata". Kukësi gjithashtu akuzon se arbitri ka qenë i blerë nga ekipi i Kamzës. Në deklaratë gjithashtu thuhet se drejtuesit e ekipit dhe stafi do të bëjnë një analizë të thellë për të nxjerrë përgjegjës­it për këtë humbje, e cila i ndaloi ata të shkurtonin diferencën me Skënderbeu­n kryesues. Pavarësish­t se në Kukës thonë se objektiv është titulli kampion, humbja e djeshme ka lëkundur shumë pozitat për arritjen e synimeve në këtë vit.

DEKLARATA - "Humbja e sotme ndaj Kamzës do të analizohet në detaje nga stafi teknik dhe do të nxirren përgjegjës­itë e gjithsecil­it. Por Futboll Klub Kukësi shpreh indinjatën dhe protestën ndaj gjykimit të njëanshëm të ndeshjes së luajtur sot (dje) në Kukës midis FK Kukësit dhe FK Kamzës, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë

Superiore. Treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Enea Jorgji mbajti një gjykim aspak të drejtë dhe hapur në favor të Kamzës. Ndërhyrjet e shumta ndaj lojtarëve tanë shpeshherë u toleruan dhe rasti më flagrant është ai i mosdhënies së penalltisë në minutën e 72-të, ku

lojtari i Kamzës Frashëri, brenda zonës prek topin me dorë. Kjo treshe gjyqtarësh kishin vetëm një qëllim, dëmtimin e Kukësit në këtë takim. Futboll Klub Kukësi shpall 'non grata' gjyqtarin Enea Jorgji dhe do kërkojë në ditët në vazhdim nga Komisioni i Arbitrimit që ky gjyqtar të mos gjykojë ndeshjet e Kukësit. Gjyqtarë të blerë nga skuadra e Kamzës, por dhe me ndihmën e FSHF-së bënë që të zhvillohej një teatër i shëmtuar sot në stadiumin ' Zeqir Ymeri' të qytetit të Kukësit", shkruhet në njoftimin e bërë nga skuadra e Kukësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania