Panorama Sport (Albania)

“Kamza fitoi me 0 goditje, Skënderbeu është shumë larg”

-

Peter Pakult dorëzohet për titullin kampion dhe pranon se Skënderbeu është shumë pikë larg. Trajneri i Kukësit thotë se objektivi kryesor është zona e Europës dhe ekipi duhet të bëjë gjithçka për ta siguruar atë. Austriaku thotë se Kamza fitoi ndeshjen pa asnjë goditje në portë dhe akuzon mbrojtjen në momentin e golit të pësuar. Kjo ishte deklarata e tij në "Gol pas Goli".

HUMBJA- "Rezultati është shumë ndëshkues për ne, pasi me çdo kusht donim ta fitonim ndeshjen. Mendoj që jam shumë gjatë në futboll dhe më ka ndodhur disa herë që të shoh edhe takime kur kundërshta­ri të fitojë pa asnjë gjuajtje në portë. Ishte një pakujdesi e mbrojtjes, por tashmë mbetet të shohim përpara. Të paktën në ndeshje të tilla, nuk duhet të humbim. U munduam shumë, por nuk mund që kurrsesi të mos dilnim pa pikë".

GJICI DHE TITULLI- "Edhe në fillim, kam thënë që Skënderbeu është shumë pikë para nesh. Ne donim që nga ndeshja në ndeshje, të përmirësoh­emi. Edhe sot gjatë ndeshjes u munduam që të rikuperojm­ë diçka, por futbolli është i tillë".

EUROPA- "E kemi ditur që në fillim se zona për Europën është me pikë të ngjeshura. Si çdo trajner, edhe unë do të mendoj që të kap sa më shpjet zonën e Europës. Duhet që, nga ndeshja në ndeshje, të përmirësoh­emi dhe të fitojmë pikët që na duhen për Europën".

FUSHA- "Kukësi ka tashmë gjashtë vite që luan këtu. Nuk duhet të jetë si justifikim. Mendoj që, në lidhje me këtë temë, do të diskutohet një zgjidhje për sezonin e ardhshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania