Panorama Sport (Albania)

Dedja paralajmër­on largimin: Do të flas me kryebashki­akun

-

Hysen Dedja është dukur i dorëzuar pas ndeshjes së djeshme, edhe pse nuk do ta pranojë që skuadra e tij ka rënë nga Superiorja. "Lushnja ishte konkurrues­e deri në këto momente. Jo se them se ka rënë, sepse përsëri pikët që janë në tavolinë tregojnë që Lushnja është në garë. Megjithatë, unë kam disa probleme dhe ditën e hënë do të ulem me kryetarin e bashkisë për të folur edhe për vazhdimin tim si trajner te Lushnja", deklaroi menjëherë pas ndeshjes trajneri shkodran. Duke folur për takimin e humbur, por edhe të ardhmen, Dedja theksoi se Vllaznia fitoi me vetëm një gjuajtje në portë. "Ne do të luftojmë deri në fund për mbijetesën, por humbëm ndaj rivalit direkt, në fushën tonë. Pra, është shumë e vështirë tani mbijetesa. Mungonte Canka dhe Alushi, nuk është pak për ne. Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm, ndërsa me fillimin e së dytës, ekipi i pati shanset të kalonte në avantazh. Një gjuajtje në portë bëri Vllaznia dhe shënoi. Unë kam ardhur me një objektiv, që Lushnja të ngjitet në renditje. Siç e thashë, të hënën do të bisedoj me kryetarin e bashkisë dhe do ta shoh të ardhmen time. Skuadrës i kam thënë para ndeshjes që është një ndeshje finale dhe duhet ta fitonim me patjetër. Lojtarët duhet të jepnin më tepër se 100% që të jemi në garë. Nuk patëm agresivite­t, sidomos në fazën sulmuese. Me shënimin e golit nga Vllaznia, mbaroi gjendja psikologji­ke e skuadrës", deklaroi Dedja për "Supersport". NGUSHËLLIM­I - Në fund, i pyetur nëse është pak ngushëllue­se që humbi pikërisht ndaj skuadrës së vendlindje­s, Vllaznia, ai u shpreh: "Unë Vllazninë kam dëshirë ta shikoj mirë e më mirë. Sapo përfundon ndeshja ime, pyes për rezultatet e

Vllaznisë". Nëse ndikoi për keq një premio e premtuar para ndeshjes, Dedja dha këtë sqarim: "Nuk ka lidhje me këtë ndeshje. Është një vendim i Këshillit Bashkiak që ne çdo fitore kemi 250 mijë lekë të vjetër premio. Pra, nuk mendoj se ndikoi kjo premio".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania