Panorama Sport (Albania)

Plas në ekip, Spaho: Ku ishin mbrojtësit?

-

Plas te Lushnja, lojtarët fajësojnë njëri-tjetrin për humbjen ndaj Vllaznisë. Ka qenë vetë portieri Mikel Spaho, i cili, në një bisedë për "Panorama Sport", kritikoi ashpër mbrojtësit, ndërsa theksoi se Lushnjës i mungoi shpirti i sakrificës në një ndeshje decizive për vazhdimësi­në. "Është një humbje me shumë pasoja në tabelën e renditjes, ndaj rivalit më të afërt. Tani jemi larguar shumë. Skuadra nuk sakrifikoi pikërisht në ndeshjen më vendimtare. Unë flas veçanërish­t për golin e parë të Vllaznisë. Sulmuesi kundërshta­r ka kohë të marrë topin, ta ulë poshtë, të rrotullohe­t dhe të godasë. Katër veprime që duan 4-5 sekonda. Për kaq kohë bëhen 30 metra vrap. Ku ishin mbrojtësit e Lushnjës?! Sidomos mbrojtësi duhet të sakrifikoj­ë në këto kushte. Këto ndeshje i fiton kush shënon i pari", është shprehur i dëshpëruar portieri "veteran" i skuadrës lagunare. KAPITENI

Pas ndeshjes me Vllazninë, kapiteni i Lushnjës, Fatjon Sefa, është larguar i fundit nga dhoma e zhveshjes. I dëshpëruar nga humbja, futbollist­i me shiritin në krah ka folur për "Panorama Sport", duke qenë në një linjë me Spahon. "U futëm si inferiorë në fushë. Hymë për t'u mundur. Duhet ta gjejmë fajin të gjithë te vetja. Nuk kemi ankime për arbitrin. Mbetëm duke u ankuar, jo arbitrat, jo kështu, po ashtu. Vërtet, sot (dje) ka qenë një nga ndeshjet më perfekte të gjyqtarit. Kaq, ta gjejmë te vetja. Është një ndeshje për t'u harruar. Të ulim kokën të punojmë, sepse kështu nuk kemi gjë në terezi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania