Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Vuajmë presionin, por e prisja që ekipi do reagonte

Trajneri i Vllaznisë: Tifozët na kanë rënduar... psikologji­kisht

-

Ernest Gjoka më në fund merr frymë lirisht. Fitorja në Lushnjë ka rikthyer optimizmin te Vllaznia, që tashmë e sheh veten një shkallë më lart në renditje. Në prononcimi­n për "Supersport" pas ndeshjes së djeshme, trajneri kuqeblu theksoi se skuadra ka qenë shumë e rënduar psikologji­kisht. "Një moment shumë i vështirë për skuadrën, por kjo ndeshje tregoi me të vërtetë një ndryshim mentalitet­i. Pas një presioni kaq të madh, ne arritëm të fitonim. Këto janë ndeshje shumë specifike me skuadra që vuajnë fundin e tabelës. Në çdo moment duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ndaj Lushnjës shfrytëzua­m më mirë hapësirat dhe shënuam. Por, nuk kemi bërë asgjë akoma. Kemi shumë punë për të bërë", ka thënë fillimisht Gjoka për mediat pas ndeshjes. Ndërkohë, trajneri foli edhe për mikrofonin e "SuperSport".

Jeni i kënaqur me reagimin e ekipit?

E prisja dhe mendoj se ky do të jetë marshi që duhet. Kemi lojtarë me cilësi dhe në janar është shtuar cilësia. Por, kemi një presion të madh.

Çfarë u mungoi lojtarëve gjatë kësaj kohe?

Ne u munduam të mos humbnin përqendrim­in dhe të mos pësonim gol, sepse goli na dëmton shumë psikologji­kisht. Kjo fitore na jep frymë për të kaluar momentin e vështirë.

Sa ndikon tensioni në skuadër? Normal që ka tension jashtë dhe që vjen në ekip, sepse 80% e lojtarëve janë shkodranë. Starti ynë nuk ishte i mirë dhe futbolli është një sport shumë psikologji­k.

Si e shpjegoni që fituat, edhe pse kishte presion?

Presioni ka ekzistuar, por pavarësish­t se nuk kishim luftën me Kukësin dhe Korçën, pritej nga tifozët që Vllaznia të ndryshonte menjëherë, pse jo edhe të fitonte. Nuk na eci dhe kjo javë ka qenë vendimtare.

A ju mungon një lojtar i shpejtë? Kam qejf edhe unë që të kemi lojtarë të shpejtë, por duhet të përshtatem­i me këta që kemi, të mbajmë topin dhe jo ta teprojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania