Panorama Sport (Albania)

Drejtuesit braktisin Lushnjën

-

Asnjë interesim nga drejtuesit e Lushnjës për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mungonte në tribunën VIP, si presidenti Fatos Tushe, ashtu edhe kryetari i Bordit të klubit, Gentian Nushi. Nga ana tjetër, stafin drejtues të Vllaznisë e kryesonte kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi. "Panorama Sport" sjell disa nga pikantet e takimit të djeshëm.

* Njësoj si me Luftëtarin, ashtu edhe ndaj Vllaznisë, pjesën organizati­ve të ndeshjes e mori përsipër drejtori i KF Lushnja, Vladimir Hajdari. Sekretari i klubit, Irakli Zaka, po kalon një gjendje jo të mirë shëndetëso­re.

* Pjesët pas portave kanë qenë të rënduara nga reshjet e shiut. Automjeti zjarrfikës ka qëndruar në hyrje të portës së brendshme, pranë pankinës së Lushnjës, ndërsa autoambula­nca ka arritur të shkojë deri në pistë.

* Vetëm 6-7 tifozë të Vllaznisë në sektorin e tifozerisë mike, që ka një hapësirë shumë të madhe. Në këtë kampionat, tifozët e ardhur nga qytetet e tjera kanë qenë shumë të pakët në "Roza Haxhiu".

* Në pjesën e dytë janë dëgjuar sharje në kor nga pak tifozë të Lushnjës. Gjyqtari Xhaja i ka kërkuar Fatjon Sefës të qetësojë tifozët. Këtë herë kapiteni i Lushnjës ka arritur të bindë tifozët.

* Sulmuesit Arlind Kalaja nuk i ka pëlqyer zëvendësim­i me Ribajn. Duke iu drejtuar pankinës, ai ka goditur një bidon me ujë.

* Gjatë takimit ka rënë shi në "Roza Haxhiu". Rreth 300 tifozë karshi tribunës kanë krijuar një panoramë ombrellash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania