Panorama Sport (Albania)

‘Dedja mbajti lojtarë që vetëm trashen’

-

Menjëherë pas ndeshjes me Vllazninë, koordinato­ri i klubit lushnjar, Artur Çobani, ka dhënë një deklaratë për shtyp, teksa ka shpërthyer ndaj lojtarëve, por edhe trajnerit Hysen Dedja. Ish-presidenti i Lushnjës ka dyshime për impenjimin e lojtarëve. "Të shikojmë kush e ka bërë këtë dhe të mbajë përgjegjës­i nga i pari tek i fundit. Edhe pse për ndeshjen me Vllazninë, biznesmenë­t u afruan dhe vendosën 5000 euro për futbollist­ët, këta nuk duan. Që kur rrinë në ekip futbollist­ë nga 35-36-vjeçarë dhe Lushnja nuk tenton të marrë futbollist­ë që duan të luajnë futboll. Me pak emër ose me aspak emër, por kanë dëshirë, janë të rinj dhe duan të luajnë futboll. Lushnja nuk ka dëshirë të qëndrojë në Kategorinë Superiore dhe kërkon të zbrazë stadiumin, që të mos vijnë më njerëz. Për të demonstrua­r në fushën e lojës atë që duan ata. Atë që kanë ndër mënd dhe qëllim për ta bërë. Se kush janë, sigurisht, që do të dalin. Që nga trajneri dhe deri te më i fundit. Sigurisht që do të dalin. Janë dy faza të plota për t'u luajtur. Kjo është gjendja e Lushnjës, që nuk ka një lojtar për në stol. Sepse i përzuri gjatë fazës përgatitor­e. Sepse duhet të qëndronin lojtarë që nuk luajnë. Kështu nuk luhet futboll. Ka ardhur një moment që njeriu duhet të largohet nga futbolli. Nuk mund të rrijë skuadra me 10 futbollist­ë. Përgjegjës­i ka edhe trajneri, që nuk diti të mbajë qëndrim për të afruar ata futbollist­ë që duan të vrapojnë në fushë. Futbolli kërkon të vraposh, nuk do të trashesh dhe të shëndoshes­h. Duke qenë dhe në këtë gjendje, ndërhyjnë edhe faktorë të jashtëm. Sepse thonë 'meqë e kemi Lushnjën kështu, o burra, po e shesim'. Po fitojmë dhe ndonjë lekë. Kjo është gjendja e Lushnjës. Dhe, është turp. Më vjen shumë mirë për qëndrimin korrekt që mbajti publiku. Sepse ai publik duhet të ishte hedhur kundër të gjithëve, pa përjashtim", deklaroi Çobani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania