Panorama Sport (Albania)

Lika: Gabuam shumë, por fati ishte me ne

-

Fitorja e djeshme ndaj Teutës në transfertë, një rivali direkt në garën për mbijetesë, e ka kënaqur jo pak trajnerin Hasan Lika, i cili për "SuperSport" e pranoi se skuadra e tij ishte edhe pak me fat. Megjithatë, ai përgëzoi lojtarët e tij për lojën që treguan, pavarësish­t terrenit të vështirë ku u luajt.

Ishit dy herë në avantazh dhe u barazuat, mos ndoshta skuadra juaj e komplikoi vetë fitoren?

Mendoj se goli që shënuam që në fillim ndikoi dhe pas tij futbollist­ët menduan më shumë për mbrojtjen. Edhe te goli i dytë gabuam. Më pas ishim me fat, edhe pse kemi bërë një ndeshje të mirë, por nuk përjashtoh­et mundësia që kundërshta­ri mund të na kishte barazuar.

A është Shkurtaj lojtari që kritikoni me shumë gjatë seancave stërvitore dhe çfarë keni menduar te momenti i penalltisë?

Sigurisht që gjyqtari mendoi për një goditje nga mbrapa, por nuk di çfarë të them më shumë për këtë rast, pasi nuk i pyeta lojtarët në pushim. Thjesht i kam thënë që të ishin të kujdesshëm nga goditjet standarde. Sa për kritikat, unë ia bëj ato të gjithë futbollist­ëve dhe jo vetëm Shkurtajt.

Në fushë janë parë dy ekipe të gjata. Përse ndodhi kjo?

Të dyja skuadrat donin ta fitonin ndeshjen, aq më tepër ne që kaluam dy herë në avantazh. Rezultat pozitiv ishte edhe barazimi sepse luanim ndaj një kundërshta­ri direkt. Ne kemi gabuar në pasimet e fundit, sidomos në rastin e Abazajt. Kjo ishte arsyeja që u hapëm, por edhe terreni ku u luajt ishte i vështirë. Besoj se e keni parë që, si futbollist­ët e mi ashtu edhe ata kundërshta­rë, kanë rrëshqitur disa herë.

Keni mbyllur një javë pozitive me fitore, por si po e shihni këtë kampionat?

Të gjitha janë skuadra të forta dhe mund të marrin rezultate pozitive ndaj njëra- tjetrës. Futbolli i ka të gjitha këto rezultate, ndaj nuk mund të bësh parashikim­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania