Panorama Sport (Albania)

Hila i çuditur: Se di pse u zëvendësov­a?!

-

Mesfushori Ardit Hila u largua nga fusha ende pa mbaruar pjesa e parë, pasi trajneri Nica aktivizoi në vend të tij mbrojtësin Dajan Shehi. Një vendim që befasoi jo pak, teksa edhe vetë elbasanasi, që vendosi përkohësis­ht baraspeshë­n pas golit të Shkurtaj, shprehet i habitur me vendimin e marrë nga trajneri në ato momente. "Nuk e kuptova pse më zëvendësoi, por nuk pata asnjë debat me trajnerin. Në pushim të ndeshjes nuk patëm asnjë bisedë, por unë e respektoj vendimin e tij. Nuk mendoj se po luaja keq, jo se shënova gol, por duke u bazuar në atë që dhashë në fushë. Gjithsesi, siç e thashë, vendimi i trajnerit nuk duhet të diskutohet". MBIJETESA - "Jemi në gjendje të vështirë, por në këto momente, pas kësaj humbjeje, edhe psikologji­kisht nuk jemi mirë. Duhet të bëhemi të fortë për ta kaluar këtë moment tepër negativ. Nuk e di se çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe ku duhet të përmirësoh­emi, sepse edhe sot nuk kemi luajtur keq. Kemi pasur raste për ta fituar ndeshjen, por në fund u ndëshkuam nga një gabim i yni", ka thënë Hila, jo pak i mërzitur për atë disfatë të djeshme.

DIFERENCA - Sipas një prej lojtarëve titullarë të skuadrës durrsake, Teutës i mungon një lojtar goli që të mund të zgjidhë situatat e vështira. "Realisht ne kemi krijuar shumë raste për gol, jo vetëm sot (dje), por në çdo ndeshje. Besoj se një sulmues, që e njeh mirë portën, do të bënte diferencën. Megjithatë, tani nuk është momenti të qajmë mungesën e një 'pyke', por të gjithë të japim maksimumin për të dalë sa më parë nga kjo situatë", ka vazhduar Hila, i cili komenton edhe ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë në Shkodër. "Do të jetë një përballje shumë delikate, pasi është një rival direkt për qëndrimin në Superiore dhe na kaloi në renditje. Duhet të mos ngarkohemi me emocione dhe të japim gjithçka për të dalë me rezultat pozitiv", ka përfunduar Hila. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania