Panorama Sport (Albania)

Dopieta e parë, Shkurtaj: Do tentojmë Europën

“Nëse i marrim ndeshjet me radhë, shkojmë shumë larg”

- DRILON XHEPOLLARI

Vasil Shkurtaj ishte protagonis­ti absolut i ndeshjes me një dygolësh duke i dhënë skuadrës tri pikë me shumë vlera kundër një kundërshta­ri direkt për mbijetesë. Në përfundim të takimit, sulmuesi u shfaq i kënaqur me dopietën, ndërsa deklaroi se Luftëtari duhet të shohë nga Europa, pasi ka një skuadër me shumë kualitete. "E kishim përgatitur me shumë kujdes këtë takim dhe që kur erdhëm këtu si synim kishim trepikëshi­n, pasi na duhen këto pikë që të vazhdojmë në kampionat dhe të ngjitemi më lart në klasifikim. Jam i lumtur për golat, por më shumë për fitoren, pasi përballë kishim një kundërshta­r shumë të fortë", tha Shkurtaj për "Panorama Sport".

Shënoni shumë, por edhe pësoni, mund të themi që mbrojtja çalon?

Nuk mund ta them këtë, pasi dhe djemtë e tjerë punojnë shumë. Dy gola sot ishin gabim, por përsëri nuk mund të them. Të gjithë kemi një qëllim dhe japim

Si ndiheni tani, e keni arritur formën optimale?

Këto muaj që nuk isha në aktivitet jam përpjekur të stërvitem shumë dhe ta mbaj veten në formë, në mënyrë që të ndihmoj

Si ndiheni me Abazajn, Bregun dhe Rrocën?

Sigurisht që janë tre lojtarë shumë të mirë dhe e ndihmojmë njëri- tjetrin, në mënyrë që të japim më të mirën.

Diferenca me vendin e tretë është tri pikë, por edhe vendi i parafundit nuk është larg. Ku e shikoni Luftëtarin, më afër Europës apo mbijetesës?

Natyrisht që e shoh shumë më lart. Ajo që duam ne është të futemi në Europë dhe, për këtë, i kemi të gjitha mundësitë. Kemi lojtarë shumë të talentuar që impenjohen maksimalis­ht dhe të gjithë duam të bëjmë më të mirën. Gjithsesi, duhet t'i marrim ndeshjet me radhë për t'u ngjitur sa më lart.

Nuk ju ka munguar as mbështetja e tifozëve, keni një mesazh për ta?

Ishin një mbështetje e madhe për ne, duke na suportuar në disa momente tepër të vështira, i falënderoj­më që kishin ardhur dhe na ndihmuan.

Trajneri më ka ndihmuar shumë. Gjatë muajve që nuk kam marrë pjesë në ndeshje, më ka thënë që të mos mërzitem, pasi do të vijë dhe dita ime ta ndihmoj ekipin dhe sot këtë po përpiqem të bëj. Më ka motivuar shumë dhe dua ta falënderoj.

 ??  ?? ka qëndruar Vasil Shkurtaj pa luajtur. Ai është stërvitur te skuadra e Luftëtarit për shkak se nuk mori lejekalimi­n nga Aris Limasol.
ka qëndruar Vasil Shkurtaj pa luajtur. Ai është stërvitur te skuadra e Luftëtarit për shkak se nuk mori lejekalimi­n nga Aris Limasol.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania