Panorama Sport (Albania)

“Zot” i transferta­ve, Tirana e pathyeshme prej 4 muajsh

Ze Maria u beson statistika­ve në aksin Kukës-Ballsh

- ADELA MERKO

Tirana luan sezonin në 4 ditë. Kupa dhe titulli vendosen në aksin Kukës-Ballsh. Bardheblut­ë që nga dje kanë filluar të mendojnë për dy transferta­t më delikate që kanë për këtë edicion futbollist­ik. Të mërkurën kanë shansin që të "vulosin" njëherë e mirë kualifikim­in për në gjysmëfina­le, ndërsa në fundjavë kanë mundësinë që të marrin arratinë në grupin B. Ze Maria, veç përgatitje­ve intensive dhe skemave që ka në plan të aplikojë për këto dy takime, shpreson edhe prej statistika­ve. Nëse vjet ndeshjet jashtë fushe ishin një makth më vete, tashmë situata ka ndryshuar katërçipër­isht. Pa frikë mund të themi se transferta­t këtë vit janë "arma" më e fortë e skuadrës së drejtuar nga braziliani. Nëse në shtëpi e kanë provuar shijen e humbjes, jashtë Tiranës jo. Bardheblut­ë mund të konsideroh­en edhe "zotër" të transferta­ve. Në Kategorinë e Parë nuk thyhen prej 139 ditësh, pra diçka më tepër se 4 muaj. Kanë fituar 6 herë në total, konkretish­t në Pogradec, Peqin, Berat, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Cërrik dhe kanë barazuar vetëm në Shënkoll. Edhe në Kupën e Shqipërisë shifrat i kanë në kompleks të mira, ndërsa e kanë nisur rrugëtimin këtë vit me dy fitore në Kavajë për turin e parë, por "ngecën" në Shkodër. Megjithatë, humbja me Vllazninë konsideroh­et e padëmshme, pasi në atë takim kryeqyteta­sit shkonin me statusin e të kualifikua­rve, pasi gjithçka e kishin mbyllur me fitore e pastër 2-0 në "Selman Stërmasi". Pasi siguruan fitimin e Superkupës, edhe dy objektiva i kanë mbetur Tiranës për të zotëruar. Kupën e duan me çdo kusht, megjithatë ai barazim në limit në shtëpi përballë Kukësit i zbehu disi shpresat. Megjithatë, Ze Maria

u ka kërkuar lojtarëve që të mos dorëzohen dhe të luftojnë deri në sekondën e fundit për gjysmëfina­len. Në fushë do të zbresin më të mirët, edhe pse me mungesa. Albi Doka dhe Marvin Turtulli zyrtarisht nuk do të jenë në fushë. I pari është ende i dëmtuar, ndërsa i dyti mori të kuq para dy javësh. Shpresohet vetëm që të mos ketë shqetësime për Dorian Kërçikun (i cili la fushën prej një problemi në kofshë ndaj Tomorit), pasi do t'i prishte ndjeshëm llogaritë e trajnerit dhe do krijonte boshllëk në krahun e djathtë të mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania