Panorama Sport (Albania)

Egnatia “ngec” në shtëpi, Besa merr një pikë kthese

Ndeshja e portierëve, evitojnë gola të sigurt

-

Egnatia-Besa mbyllet me shifrat e bardha. Duke qenë sfidë me synime të ndryshme, nuk mungoi as lufta sportive. Afërsia gjeografik­e midis dy qyteteve bëri që të mos mungonin tifozët e të dyja kampeve, që sfiduan motin me reshje. Loja nisi mirë për vendësit, të cilët përpiqen të befasojnë Besën me anë të Selimaj që në të 4-ën, por ndërhyrja e Mirakës është vendimtare. Pesë minuta më pas reagojnë kavajasit, por kombinimi mes Deliallisi­t e Onuh nuk finalizohe­t prej këtij të fundit. Egnatia mundohet me Milen dhe Selimajn në të 15-ën dhe 16ën, por pa rezultat. Takimi tashmë ka një tjetër panoramë, pas shumë gabimesh Besa do të rrezikojë me Diksonin në 17-ën, por tentativa e tij me kokë kontrolloh­et nga Haremi. Ky i fundit i thotë "jo" edhe golit të Mihanit, pas një goditjeje gati mjeshtëror­e nga këndi. Sulme dhe kundërsulm­et nuk mungojnë për minuta me radhë, por portierët janë të pakalueshë­m. Miqtë mund të kishin shkuar në limitin e kësaj pjese, por kur goditja me kokë e Onuh po shkonte drejt rrjetës, në çastin e fundit u pikas nga Bakiasi që e largon në kufijtë e vijës fatale. E dyta do të jetë "fotokopje" e së parës: me shumë raste, por pa gola. Kavajasit kërkojnë të dalin në sulm me forca të shumta, por Deliallisi shpërdoron në të 68-ën dhe në të 71-ën gjuajtja e Pashës bllokohet nga Haremi. Rasti i shumëpritu­r për rrogozhina­sit do të vinte në të 73-ën kur Antoni shkarkon të djathtën, por topi "stampohet" në shtyllë. Kur duheshin edhe 20 minuta nga fundi, vendësit shfaqen më aktivë me Dostin që, me një roveshatë, e nis topin për në cepin e portës, por Miraka grushton. Portieri shmang edhe golin e Melanit. Stafi i Besës i shtangu të gjithë të pranishmit me aktivizimi­n e Oshafit, që u pa i freskët dhe është një pikë e fortë në sulm. Ky i fundit brenda dy minutave mund t'i kishte dërguar të tijtë në avantazh me dy raste të pastra për shënim. Në rastin e parë nuk ka panik, ndërsa në të dytin, kur kavajasit po bëheshin gati për festë, Haremi, edhe pse me vështirësi, bën të vetin topin në dy kohë. Edhe pse u dhanë 4 minuta shtesë, rezultati në "Hasan Zyla" mbeti i pandryshua­r. A.Buzi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania