Panorama Sport (Albania)

Europiani, Shqipërinë e shpartallo­n Lituania

Të hënën skuadra udhëton drejt Rusisë për Shën Valentin

- ABDULLA DUSHKU

Një tjetër disfatë ka pësuar Kombëtar ja e femrave në basketboll në ndeshjen kualifikue­se për eliminator­et e Kampionati­t Europian (Women Eurobasket 2019), duke u mundur 119-61 nga Lituania, ndeshje kjo e luajtur dje në mbrëmje në sallën sportive "Feti Borova" në kryeqytet. Një humbje e pritshme kjo për kombëtaren tonë, duke parë disnivelet mes këtyre dy skuadrave, pasi skuadra lituaneze ishte ndjeshëm më superiore në fushë, edhe pse këtë herë kombëtarja kuqezi ishte më rezultativ­e, duke realizuar 61 pikë. Për Kombëtaren e vajzave kuqezi, që drejtohen nga trajneri Viron Toska, kjo është humbja e tretë në këtë turne, sërish duke pësuar, -232 pikë është diferenca në të tria

ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Më parë kemi dështuar duke pësuar dy humbje të tjera të pësuara me Rusinë dhe Hungarinë. E vetmja notë pozitive në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ishte numri më i madh i pikëve të realizuara në këtë sfidë krahasuar me dy takimet e para.

Kemi nisur një ndeshje të bukur ku dallohet Zyka e Bujari, që realizojnë në fundin e periodës së parë nga 6 pikë secila, por që nuk mjaftuan, pasi perioda fitohet nga lituanezet me 10 pikë diferencë 21- 31. Vajzat kuqezi luajnë mirë, madje edhe udhëheqin për 4-5 minuta, duke qenë të sakta nga distanca. Por mikeshat, shpejt marrin masat dhe arrijnë të depërtojnë mirë në mbrojtjen kuqezi dhe shkëputen. Objektivi lituanez është që në çdo periodë të shënojë nga 30 pikë. Kështu fiton dhe periodën e dytë 31-14. Duke shkuar në pushim me një diferencë prej 27 pikësh (6532). Asgjë nuk ndryshon edhe në periodën e tretë me volejbolli­stet kuqezi, që tregohen të pafuqishme në luftë me ritmin e Lituanisë, por edhe me shtatlartë­sinë e tyre. Kështu që, tregohen inferiore përpara koshit, por edhe fati nuk ishte me to. Edhe ata pak topa që shkonin drejt shportës së koshit, topi rrotullohe­j në rrethin e saj dhe dilnin jashtë. Kështu, ndeshja mbyllet me 58 pikë diferencë në favor të mikeshave nga Lituania, duke e fituar me rezultatin e përgjithsh­ëm 119-61.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania