Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Le Bron Xhejms, Kavaliers mundin Atlantën

-

Dje janë zhvilluar nëntë ndeshjet për Ligën Amerikane të Basketboll­it NBA, një ndër ligat më të forta në botë. Nënkampion­i aktual i NBA-së, Klivlend Kavaliers, ka shënuar fitoren e radhës në kampionati­n amerikan. Kavs kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Atlanta Houks me rezultat 123107. Mysafirët kanë treguar cilësitë e tyre gjatë katër periodave të takimit, ku në të gjitha dolën fitues, duke korrur në fund fitoren e radhës. Xhef Grin me 24 pikë dhe Le Bron Xhejms "triple-double", në sajë të 22 pikëve, 19 pasimeve dhe 12 topave në tabelë, ishin më të mirë te Kavaliers. Në anën tjetër, Denis Shroder ishte më efikasi te Houks me 25 pikë, Tauren Princ shtoi 15 pikë të tjera. Pas kësaj, Kavs ka bilancin prej 32 fitoresh dhe 22 humbjesh, ndërsa për Houks ky ishte humbja e 39-të, kundrejt 17 fitorktako­lar. eve. Ndeshjen tjetër, Klivlend takimin e radhës do ta zhvillojë kundër Boston Sëlltiks, ndërsa Atlanta do të jetë mysafire e Detroit Pistons. Një aksion i jashtëzako­nshëm është parë në NBA nga dyshja Xhoel Embijd dhe Robert Kovington që kanë realizuar një zhytje, fantastike dyshe. Kjo ka ndodhur gjatë ndeshjes që Filadelfia luajti ndaj Nju Orlins Pelikans. Pasimit të Simons iu vërsulën të dy dhe rezultati ishte spe-

Bullsat kanë triumfuar vetëm në sekondat e fundit duke arritur përmbysjen, me një pikë diferencë ndaj Minesotës në Çikago. Hjuston ka qenë fantastik në fitoren me diferencë 26 pikë kundrejt Denverit. Ndërsa fitore kanë arritur edhe Majemi kundër Miluokit dhe Portland me Skaramento­n. Jutah Xhaz triumfon ndaj Sharlot 106-94. Një fitore në periodën e fundit ka siguruar Los Anxhelos ndaj Detroit 108-95.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania