Panorama Sport (Albania)

Partizani zbret Erzenin nga ‘froni’

Fitore ka dhe për tre ekipet e tjera kryeqyteta­se, Tirana, Farka Volej dhe Studenti

-

Kryendeshj­a e javës së 11-të në Kampi onatin Kombëtar të Volejbolli­t për Meshkuj sigurisht që ishte ajo mes dy skuadrave të para në renditje, Erzeni dhe Partizani, të cilët dje kanë bërë rokadë në klasifikim. Partizanin ka arritur që të rikthehet në fronin e parë, pasi ka triumfuar në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Ngjala" të Durrësit. Ashtu siç dhe pritej, ky takim ishte mjaft emocionues, sidomos në dy setet e fundit. Fillimi është i barabartë për të dy ekipet, që rezervohen për të kërkuar shumë. Loja ka rivalitet dhe ritëm, por janë lojtarët e Partizanit që luajnë me një marsh para, duke bërë që ky fraksion loje të mbyllet 25:20 në favorin e tyre. Seti i dytë ka komplet një tjetër histori. Erzeni është i papërmbajt­shëm dhe shumë agresiv. Loja e shijakasve ka rrjedhshmë­ri dhe saktësi, ndryshe nga rivalët, që nuk gjejnë forcë për të reaguar. Ky fraksion jo vetëm dominohet nga të besuarit e trajnerit Arben Sako, por fitohet me shifra të thella 25:10. Në të tretin rikthehet baraspesha. Skuadrat luajnë më me frikë, duke zbatuar me saktësi detyrat e dy trajnerëve respektivë. Janë sërish lojtarët e Partizanit që fillojnë të kryesojnë rezultatin, përmes një loje më të organizuar dhe efikase. 25:20 mbyllet seti i tretë dhe Partizani merr kryesimin e seteve në 2: 1. Seti i katërt është edhe më i luftuar. Fillimisht është skuadra e trajnerit Tomorri, që udhëheq lehtë deri në pikën e nëntë. Më pas, është Erzeni që, pas barazimit, përmbys disavantaz­hin dhe merr kryesimin e përkohshëm 14: 11. Erzeni vazhdon të kryesojë edhe në vijim dhe, falë lojës së mirë të të gjithë grupit, por në veçanti të numrit 12 Marjan Urdov, bën tifozët vendës të shpresojnë për një rihapje të ndeshjes. 23: 20 dhe dukej sikur shijakasit po shkonin drejt fitores së setit. Por nuk ndodhi kështu, sepse lojtarët e Partizanit besonin ende. Përmes qetësisë, dëshirës, saktësisë dhe gabimeve të kundërshta­rit, jo vetëm që barazohet gjithçka, por fitohet që në shtesën e parë 27:25. Kështu e gjithë kjo supersfidë përfundon 3: 1 në favor të Partizanit, që zbret Erzenin në vendin e dytë. Kjo ka qenë një fitore e artë për ekipin e trajnerit Ylli Tomorri, sepse mposhti në transfertë rivalin direkt për titull, duke u ngjitur në krye të renditjes. Ndërsa Erzeni, që u shpall "kampion i dimrit", tashmë e ka lëshuar kreun dhe ndjen kërcënimin e skuadrave të tjera, të Studentit dhe të Tiranës. Farka Volej është rikthyer shpejt te fitorja në kampionat pas fitores 3- 0 ndaj Teutës në "Fahrie Hoti", në një ndeshje të dominuar dhe fituar me meritë nga skuadra vendëse. Teuta vazhdon të qëndrojë në fund pa asnjë fitore, ndërsa për Farkën kjo ishte një fitore morali, pasi kryeqyteta­sit janë shumë larg zonës së "play off"-it. Tirana korri suksesin e 7-të në kampionat pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeu­t, edhe kjo ndeshje e luajtur në "Fahrie Hoti". Sukses disi i vështirë i volejbolli­stëve bardheblu,

të cilët vuajtën shumë në dy setet për të mposhtur miqtë nga Korça. Pas një seti të parë të dominuar nga kryeqyteta­sit, janë miqtë që e ngrenë nivelin e lojës dhe rivalizojn­ë, por ndalen pikërisht në pikët e fundit, aty ku Tirana fiton dy herë me shifrat

25-23. Po 3-0 fiton edhe Studenti, që doli fitues nga sfida e luajtur në Elbasan ndaj ekipit vendës. Ndeshje e dominuar nga kryeqyteta­sit, që në të tri setet patën epërsi, edhe pse skuadra vendëse e rriti lojën, por pa vënë në vështirësi miqtë. Seti i parë

rezultoi i lehtë për miqtë, 1425. Në të dytin mundohen të rezistojnë, por janë sërish miqtë ata që fitojnë 20- 25. Verdheblut­ë luajnë më mirë në setin e tretë, por humbin 22- 25.

Roland Gjini, Vladimir Mema, Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania