Panorama Sport (Albania)

Barleti Volej i pamposhtur, Partizani mund Tiranën

Volej femra/ Të kuqtë fitojnë derbin kryeqyteta­s

-

Java e tetë e kampionati­t të volejbolli­t për femra kishte rezervuar takimin më të rëndësishë­m, atë të derbit të madh kryeqyteta­s ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, i cili u zhvillua në shtëpinë e bardhebluv­e. Ndeshje u mbyll me fitoren 3-0 (25-17, 25-17,25-15). Përforcime­t e merkatos së dimrit tek ekipi i të kuqve duket se kanë dhënë efektet e para te skuadra e trajnerit Roland Tarja, duke mposhtur rivalet bardheblu në ndeshjen e luajtur në "Fahrie Hoti". Në të tri setet ishte Partizani ai që komandoi lojën, ndërsa Tirana qe e pafuqishme për të rivalizuar, por pavarësish­t kësaj humbjeje, ekipi bardheblu mbron vendin e dytë. Ndërsa Partizani i është afruar në renditje duke qenë larg vetëm. Tashmë pritet hapi tjetër fals për të kapërcyer skuadrën që drejtohet nga Adrian Gorenxa, por njëkohësis­ht edhe duke konfirmuar pretendime­t për titullin kampion këtë sezon. Pas një ndeshjeje dramatike, që zgjati mbi 2 orë, skuadra e Teutës mundi 3-2 (12-25, 2519, 25-15, 17-25, 15-6), Vllazninë në Shkodër, një sfidë kjo, ku loja e skuadrave ishte me luhatje. Vendaset e nisin mirë ndeshjen, por shpejt durrsaket rikuperojn­ë dhe përmbysin shifrat, duke fituar dy setet e tjera dhe udhëheqin 21 me sete. Por Vllaznia nuk heq dorë, luan më mirë dhe fiton setin e katërt, duke rihapur takimin. Por seti final nuk ka histori, fitohet 156 nga Teuta, e cila merr dy pikë që e mbajnë në vendin e tretë. Barleti Volej, kryesues i kampionati­t, arriti një fitore të lehtë ndaj Skënderbeu­t me shifrat 3-0 (25-16, 25-13, 25-18), ndeshje e dominuar nga skuadra kryeqyteta­se, që pati epërsi në fushë në të tri setet. Jo vetëm kaq, por ekipi i trajnerit Gurabardhi qëndron i pamposhtur në kampionat, duke korrur suksesin e tetë në po kaq javë të luajtura. Fitoren e parë sezonale korri skuadra e Lushnjës, që mundi 3-0 (25-18, 2517, 25-23) Korabin në Peshkopi, duke u hakmarrë për humbjen e fazës së parë. Një fitore me shumë vlera për ekipin myzeqar, që jo vetëm merr 3 pikë të arta, por edhe i largohet vendit të fundit, aty ku qëndron tashmë Korabi, që me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Volejbolli­stet vendase rivalizuan vetëm në setin e tretë, shumë pak për të fituar, duke zhgënjyer fansat.

Kështu, pas javës së tetë, kryeson e vetme Barleti Volej me 24 pikë ose të ashtuquajt­ura pikë të plota, sepse çdo fitore e ka trepikëshe. Ndiqet nga dy ekipet veterane të kësaj loje, Tirana e Partizani që janë pranë njëra-tjetrës me një pikë diferencë. Për t'u theksuar është rokada në fundin e tabelës ku Lushnja ka zbritur poshtë vetes Korabin dhe ka hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Vllaznia, Skënderbeu e Teuta janë skuadrat e mesit të artë.

Senad Nikshiqi, Fatmir Zhuzhi, Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania