Panorama Sport (Albania)

NOTAT E MILANIT

-

Donaruma 5.5 - I pasigurt me topin, si kur duhet ta bllokojë, ashtu edhe kur e ka nëpër këmbë. Shtylla e mbron në goditjen e Vivianit. ABATE 6 - Në pjesën e parë vuan ritmin e vendësve, por paraqitja e pjesës së dytë i vlen një notë më shumë.

BONUÇI 6.5 - Limiton dëmet dhe bën regjisorin kur Bilja vuan presingun.

ROMANJOLI 6.5 - Meret i mohon golin, ndërsa mbrojtësi mohon kalimin kujtdo që i afrohet. Një tjetër ndeshje me "N" të madhe. RODRIGEZ 5 - Zvicerani duket një bulon që nuk përshtatet me mekanizmat kuqezi. Gatuzo duhet që të marrë masat.

KESIE 6 - Më pak deciziv se zakonisht, afrikani merr edhe një karton që do t'i kushtojë sfidën me Sampdorian. (Nga min 84, Borini 6 - Përkushtim­i vlerësohet me gol)

BILJA 6.5 - Pjesa e parë karakteriz­ohet nga vështirësi­të, teksa në të dytën duket një tjetër lojtar. Dinamizëm dhe një gol si çmim final. (nga min 75, Montolivo 6 - Shfrytëzon kohën për një asist për Borinin). BONAVENTUR­A 6.5 - Një tjetër i shëruar nga kura "Gatuzo". Bonaventur­a ndërton për të tjerët dhe për pak sa nuk shënon. T'i kërkosh çdo ndeshje një gol, do të ishte e tepërt.

SUSO 7 - Krosime të sakta dhe një e majtë stratosfer­ike. Një top nga këmbët e tij vlen gjysmë goli tashmë.

KUTRONE 7.5 - Gara nuk ka nisur mirë dhe gjen golin. Dopieta vjen në momentin e duhur dhe ndoshta Gatuzo e ka kuptuar sa i domosdoshë­m është 20-vjeçari. (nga min 77, Silva - pa notë) ÇALHANOGLU 6 - Një konstante e këtij Milani pozitiv. Me cilësitë që i atribuojnë, duhet ta tentojë më shpesh portën.

Trajneri GATUZO 7 - Në gjashtë garat e fundit ka grumbullua­r 14 nga 18 pikë të mundshme. Më shumë se kaq...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania