Panorama Sport (Albania)

Ndeshja e 300-të për Kandrevën, Palasio rikthim si "ish"

-

Interi është në kërkim të tri pikëve kundër Bolonjës në ndeshjen e programuar për ditën e sotme, në orën 15:00. Në bashkëpuni­m me Opta-n, ja disa statistika dhe kuriozitet­e nga sfida:

- Janë 141 precedentë­t në Serinë A mes dy klubeve: 67 janë fitoret e Interit ( vetëm kundër Romës, 72, zikaltrit kanë arritur më shumë), 39 sukseset e Bolonjës, 35 barazimet. -Interi është i pamposhtur në shtatë takimet e fundit të Serisë A kundër Bolonjës, me 3 fitore - Gjashtë nga tetë golat e fundit të Interit kundër Bolonjës në kampionat mbajnë firmën e Mauro Ikardit ( 4) dhe Ivan Perisiçit (2).

-E sotmja do jetë ndeshja numër 300 për Antonio Kandrevën në Serinë A: deri më tani mesfushori ka regjistrua­r 54 rrjeta dhe 50 asiste (18 me fanellën e zikaltërve).

-"Ish"-i Rodrigo Palasio: tek Interi, argjentina­si qëndroi për pesë sezone ( 2012- 2017), gjatë të cilave ka koleksionu­ar 140 ndeshje në kampionat dhe 39 gola. Sulmuesi i ka shënuar dy rrjeta si kundërshta­r i Interit, të dyja me fanellën e Xhenoas në "San Siro". -Andrea Poli ka luajtur me Interin gjatë sezonit 2011-'12: për të, 18 paraqitje në Serinë A si zikaltër.

-"Ish"-ë të tjerë zikaltër tani te Bolonja janë edhe Ibrahima Mbaje ( katër paraqitje në Serinë A, në sezonin 2014'15) dhe Lorenco Kraistig, i cili është rritur në akademinë e Interit: nuk ka debutuar asnjëherë në kampionat me skuadrën e parë, por numëron një paraqitje në Ligën e Kampionëve në vitin 2011, kundër CSKA-së së Moskës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania