Panorama Sport (Albania)

Nga Bernardesk­i te Fenomeni Ronaldo, kur hakmarrja është e ëmbël

Vërshëllim­a e koka derri, ja si falënderoj­në tifozët

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ai i Federiko Ber nardeskit është vetëm rasti i fundit kur një futbollist shënon ndaj ish-skuadrës së tij. Çdo histori ka karakteris­tikat, arsyet dhe pasojat e saj, sidomos për lojtarët që janë rritur në një klub dhe, më pas, veshin fanellën e rivalit historik. Numri 33 bardhezi shënoi një gol ndaj Fiorentinë­s, që i vlen një emër në listën e "kthimeve të hidhura".

PIPITA - Duke kaluar nga një bardhezi te një tjetër, rasti i Gonzalo Higuainit është i ngjashëm me atë të Bernardesk­it. Largimi i argjentina­sit u përkufizua si tradhti e pastër nga tifozët e Napolit, të cilët, sa herë e kanë kundër, i dhurojnë ofendime dhe vërshëllim­a pa fund. Pipita është përgjigjur gjithmonë me gjuhën e vetme që njeh, atë golit. Rrjetën e fundit pikërisht ndaj ish- skuadrës, Higuain e ka shënuar dhjetorin e kaluar, teksa festa e bomberit (që bënte sikur kërkonte presidenti­n De Laurentis në tribunë) acaroi Lorenco Insinjen.

"ROMANËT" - Juventinët e sipërpërme­ndur nuk janë të vetmit që janë "hakmarrë" me të kaluarat e tyre. Një tjetër "ish" është Matia Destro, i cili duke i shënuar Romës me fanellën e Bolonjës, festonte si i çmendur. Goli në fjalë vlejti një barazim, teksa festa e lojtarit u cilësua si e paçmueshme. Tifozët verdhekuq kanë "shijuar" edhe hakmarrjen e Daniel Osvaldos, i cili, më 11 maj të 2014 shënoi

pikërisht ndaj Romës (ekipi që la për Juven) golin që për bardhezinj­të do të vlente si një hipotekë mbi titullin e katërt radhazi. Festa e argjentina­sit me duart te veshët irritoi tifozët kryeqyteta­s, që nuk ia falën gjestin dhe e masakruan me ofendime në rrjetet sociale.

IKARDI - Nëse Osvaldo e përdori në një rast, festa me duart te veshët është "pronë" e Mauro Ikardit. Më shumë se

sa kalimin tek Interi, tifozët e Sampdorias nuk ia falën kurrë tradhtinë që internisti i bëri Maksi Lopezit, njeriu që i kishte hapur dyert e shtëpisë kur kapiteni zikaltër ishte thjesht një talent që premtonte shumë. Më 13 prill 2014, Maurito rikthehet në Xhenovë dhe injorohet nga Maksi që nuk i jep dorën përpara ndeshjes. Ikardi mban shënim ofendimin dhe vërshëllim­at e publikut në

"Marasi" dhe merr shpagim me një dopietë të shoqëruar me festë poshtë tifozëve vendës.

LACIO NUK FAL - Te Lacio nuk u mirëprit kalimi i Hernanes tek Interi. Rikthimi në Romë nuk ishte mbresëlënë­s për braziliani­n. Duke qëndruar te tifozët bardhekalt­ër, është ende i freskët goli i Goran Pandev, i cili i shënoi pikërisht ish-skuadrës një javë më parë me fanellën e

Xhenoas. Gëzimi i maqedonasi­t ishte i madh dhe ai nuk bëri asgjë për ta fshehur. Tifozët laciale ndoshta presin ende ndjesën...

ISH-ZIKALTËR - Edhe Interi ka pësuar disa thika pas shpine. Fillimisht me Ronaldon, i cili në 2007-tën jo vetëm që veshi fanellën e armiqve të përbetuar të Milanit, por "guxoi" edhe të shënonte kundër zikaltërve duke festuar me duart te veshët. Mërzia për interistët ishte e dyfishtë, pasi përveç golit, nuk i kishin falur ende transferim­in drejt Realit të Madridit. Për fat, festa e "Fenomenit" zgjati pak, pasi Interi e fitoi ndeshjen 2-1. Një tjetër ish-zikaltër që kapërceu Naviljon për të veshur fanellën e Milanit ishte edhe Zlatan Ibrahimovi­ç. Suedezi, në nëntor të 2010-ës, shënoi në derbi, pavarësish­t se Hulio Sezar u mundua ta hutonte duke i nxjerrë gjuhën. Epike festa e gjigantit nga Malmo, i cili hapi krahët poshtë tribunës së ultrasve interistë.

JASHTË ITALISË - Edhe pjesa tjetër e Europës krenohet me festat e ish-ëve si Robin Van Persi apo Luis Figo. Holandezi, në nëntor të 2013ës, vendoste Mançester Junajtid-Arsenal dhe festoi pa frena me "Djajtë", teksa deri pak muaj më parë kishte qenë një idhull në Londër. I paharruesh­ëm edhe rikthimi në Barcelonë i Luis Figos me fanellën e Realit. Portugezi shënon dhe feston i përqafuar nga tifozët madrilenë. Një vit më pas, në "El Classico", e falënderoj­në me një kokë derri të hedhur në fushën e lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania