Panorama Sport (Albania)

Siti një rul, “poker” i Agueros

Skuadra e Guardiolës vë duart te titulli, Pep del hapur: Vetëm ne mund ta humbim

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mançester Siti është një spektakël, por dje, të gjithë skenën e "vodhi" Serxho "Kun" Aguero me katër gola personalë, ndërsa Sterling kompletoi veprën. Leiçesteri dorëzohet pa kushte në "Etihad Stadium" me rezultatin 51. Për "dhelprat", i vetmi që u duk se kishte dëshirë që të luftonte, të paktën në pjesën e parë, ishte i përhershmi Xhemi Vardi sepse me golin e tij, ai u duk se frikësoi të zotët e shtëpisë, por në fund, gjithçka rezultoi një flirt sepse kryesuesit e Premier Ligës tashmë kanë vënë më shumë se vetëm një dorë te titulli kampion. Në Mançester u luajt vetëm për 45 minuta ku skuadrat patën rivalitet, të paktën në rezultat, vetëm në fraksionin e parë. Pas avantazhit të shpejtë të Sterling, për Sitin, në të 3-ën, duke shtyrë një top që kalon të gjithë pasqyrën e zonës, ishte Vardi, që barazoi me një aksion personal për miqtë, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1. Por në të dytën, Aguero vendos që ngjitet në katedër me katër gola personalë dhe të dërgojë në festë të gjithë tifozët e tij. Dy "perlat" e para të argjentina­sit frymëzohen nga De Brujne, dy asiste drejt zonës për "Kun", i cili përfiton edhe nga një mbrojtje totalisht e shthurur e Leiçester, të cilat dërgojnë shifrat në 3-1, mes minutave 48

dhe 53. Ndërkohë, në të 77-ën, ai që tërbohet është portieri Shmajkëll, i cili gabon në largimin e topit duke ia dhuruar atë sulmuesit të Sitit, që zgjedh një parabolë spektakola­re, edhe pse mund të kishte realizuar më thjesht. Por nuk mbaron këtu sepse Aguero

kërkon të festojë një "poker" personal, këtë herë në të 90-ën me një "predhë" nga distanca, që shkund edhe traversën.

FLET GUARDIOLA - Ky Siti thjesht nuk ka rivalë dhe titulli është një formalitet, diçka që e pranon edhe trajneri Pep Guardiola. "Të fitosh titullin për Sitin është diçka madhështor­e dhe ne jemi të lumtur që jemi shumë pranë tij. Me këtë ritëm që kemi, vetëm ne mund ta humbim sivjet atë. Aguero? Është një fenomen, pak lojtarë mund të shënojnë katër gola në një ndeshje të vetme", tha spanjolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania