Panorama Sport (Albania)

18 yje për 16 vende, Hejnkes ka një problem

Luksi i bavarezëve, pas një jave listës i shtohet edhe Tiago

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kundër Shalkes Bajer ni dërgoi për herë të parë me Jup Hejnkesin në stol dy yje në tribunë (Bernatin dhe Rudin)! Në pesë ndeshjet e fundit, trajneri kishte "fatin" që një yll i Bajernit të kishte një shqetësim të lehtë fizik apo gjendje gripale (Alaba, Martinez, Boateng). Sot, ai i ka të gjithë "pacientët" në dispozicio­n (me përjashtim të Manuel Nojerit dhe Tiago Alkantarës), çka do të thotë se janë 18 futbollist­ë për 16 vende. Pra, 72vjeçari është i dënuar të dërgojë dy futbollist­ë në tribunë. "E di një gjë të tillë dhe do t'ua komunikoj lojtarëve më përpara", tha Hejneks gjatë konferencë­s së fundit për shtyp. Por cilët janë kandidatët që rrezikojnë të qëndrojnë jashtë? "Bild" ka bërë një skaner të tyre.

HUAN BERNAT - Spanjolli rrezikon sepse Rafinja mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë kur Kimish dhe Alaba dëmtohen.

SEBASTIAN RUDI - Mesfushori 27-vjeçar ka një konkurrenc­ë të jashtëzako­nshme për një vend në qendër të repartit me Hames Rodrigezin, Vidalin, Martinezin dhe Tolisonë.

SANDRO VAGNER - Sulmuesi shpresoi pas dëmtimit të Tomas Mylerit në ndeshjen e kupës kundër Paderborni­t, por fakti që "mullixhiu" nuk kishte asgjë serioze dhe ishte titullar kundër Shalkes, bën që 30vjeçari të vazhdojë të kryqëzojë gishtat duke pritur shansin e tij.

BOA-MARTINEZ - Edhe gjermani (probleme me stomakun) dhe spanjolli (në kavilje) janë vënë sërish nën urdhrat e trajnerit, pasi munguan ndaj Paderborni­t. Por Boa ndjeu sërish probleme në këmbën e majtë pas një dyluftimi me Goreckën mbrëmjen e djeshme.

TIAGO - Lojtari i 19-të që pritet të jetë në dispozicio­n të skuadrës është Tiago Alkantara

dhe, pas një jave, mesfushori spanjoll do të jetë përsëri i gatshëm për të luajtur. "Me të do të tregohem i kujdesshëm, duke mos e grumbullua­r me skuadrën dhe po mendoj që në ndeshjen kundër Volfsburgu­t ta aktivizoj titullar. Atje do të shoh sesa rezistencë do të ketë

dhe sa gjatë mund të luajë", tha Hejnkes. Kjo do të thotë se, pas një jave, Don Jup rrezikonte të dërgonte 3 yje në tribunë, por pezullimi i Vidalit ia lehtëson disi problemin. Janë "halle" të këndshme për Bajernin që i kishin munguar prej një kohe të gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania