Panorama Sport (Albania)

Lojtarët dhe trajneri, Barça po bën një sezon spektakola­r

-

Sezoni që ka bërë Barcelona deri tani është për në... kornizë. Momentet kur skuadra ngre titujt dhe trofetë janë larg, por për momentin kanë siguruar finalen e Kupës së Mbretit, kanë kaluar fazën e parë të Ligës së Kampionëve dhe janë në rrugën e duhur drejt titullit kampion në Spanjë. Por qëndron shumë larg edhe momenti kur u largua Nejmar dhe humbja e finales së Superkupës së Spanjës kundër Realit të Madridit. Por Barcelona u bë më e fortë pas atyre disfatave dhe filloi të korrte suksese të njëpasnjës­hme dhe të dilte e pamposhtur në stadiume të forta si Mestaja, Vanda Metropolit­ano, San Mames, Kornela, Anoeta dhe Bernabeu. Nëse diferenca është e tillë me Atletikon, me Valencian, me Realin dhe Leo Mesi është golashënue­s me 20 gola dhe Suarez i dyti me 16-të, do të thotë se katalanasi­t kanë bërë një rrugë spektakola­re. Këta numra tregojnë se kampionati është thuajse i siguruar. KUPA- Por edhe trajektorj­a në Kupë ka qenë shumë pozitive. Barcelona ka 20 eliminator­e radhazi që nuk dështojnë. Në finale do të gjejnë Sevijen, por viktimat e këtij sezoni ishin Murcia, Selta Vigo, Espanjoli dhe Valencia. E vetmja humbje në këtë sezon ndodhi përballë Espanjolit në fushën kundërshta­re 1-0, por djemtë e Valverdes bënë kthesën e madhe dhe siguruan fazën e ardhshme. CHAMPIONS- Liga e Kampionëve fillon tani, kur Barcelona do të përballet me Çelsin, i cili ndodhet në krizë. Por deri tani katalanasi­t e bënë mirë detyrën e tyre në fazën e grupeve. Morën 14 pikë, 4 fitore dhe 2 barazime me Olimpiakos­in dhe Juventusin. Katalanasi­t pësuan vetëm 1 gol. Dhe për aq kohë sa Valverde e la Mesin në stol për ndeshjen me Juven, do të thotë se e kishin siguruar biletën për në të ardhmen. LOJTARË-TRAJNER- Lojtarët e Barcelonës po kalojnë një moment të shkëlqyer dhe një pjesë e mirë e tyre janë vendimtarë. Le ta nisim nga Leo Mesi, i cili ka shënuar 27 gola në 34 ndeshje. I dyti është miku i tij Luis Suarez. Pas një nisjeje të vështirë, uruguaiani është rikthyer me 19 gola në 31 ndeshje. Alba, Buskets, Rakitiç dhe mbrojtësi Umtiti janë në formë të mirë. Pa harruar Ter Shtegenin dhe zbulimin e sezonit, Paulinjo. Në krye të ekipit qëndron një njeri i hekurt, por i heshtur si Ernesto Valverde, që ka ditur të menaxhojë në mënyrë perfekte yjet e tij. Tani ka në ekip Kutinjon dhe pret të rikuperojë Dembelenë nga dëmtimi për të pasur një ushtri të frikshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania