Panorama Sport (Albania)

Kreu i UEFA-s, letër urimi Dukës: Futbolli rrjedh në venat e tua

Aleksandër Ceferin: Të rinjtë dhe projektet, strategji suksesi

-

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik mesazhurim­in e dërguar nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin për rizgjedhje­n e Armand Dukës në krye të FSHF-së. Numri një i qeverisë së futbollit citon "rrjedhjen e futbollit në gjakun" e presidenti­t të rizgjedhur në krye të FSHF-së. Ja letra e urimit të Ceferin për Dukën:

I dashur z.President! I dashur Armand! Ju lutem të pranoni urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhje­n tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Unë jam në dijeni që ju jeni duke punuar në një bashkëpuni­m të ngushtë me ne dhe me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në lidhje me projektin ambicioz e energjik 'GROË', me shkollat elementare përreth të gjithë Shqipërisë, duke inspiruar dhe afruar së bashku djem dhe vajza, fëmijë të këtyre shkollave të merren me futbollin. 'Grassroots' është dhe mbetet një pjesë vitale dhe integrale e zhvillimit të futbollit sepse përfshin në të çdo gjeneratë të re të futbollist­ëve dhe në të njëjtën kohë shërben për të nesërmen e klubeve dhe ekipeve kombëtare për ndërtimin e tyre.

Pa 'Grassroots' e ardhmja e futbollit do të ishte e vështirë të imagjinohe­j. Armand! Nuk ka asnjë dyshim që futbolli kalon në venat e tua dhe unë do t'ju uroj të gjitha të mirat në këtë 4- vjeçar të ri në krye të futbollit shqiptar. Së shpejti, ne do të inaugurojm­ë edhe impiantin e ri 'Arena Kombëtare', punimet e të cilit duket që po ecin mjaft mirë. Në pritje për t'u takuar së shpejti në Bratislavë, kur familja europiane e futbollit do të mblidhet për Kongresin e 42-të të saj! Përshëndet­je të përzemërta Aleksandër Ceferin, President i UEFA-s.

 ??  ?? Letra e urimit të Presidenti­t të UEFA-s, Aleksandër Ceferin për rizgjedhje­n e Armand Dukës në krye të FSHF
Letra e urimit të Presidenti­t të UEFA-s, Aleksandër Ceferin për rizgjedhje­n e Armand Dukës në krye të FSHF
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania