Panorama Sport (Albania)

Luftëtari fundos Teutën, Nica jep dorëheqjen

Goditi topin drejt portierit, Shehi bën gabimin e vitit

- DRILON XHEPOLLARI

Luftëtari ia ka dalë të befasojë Teutën në "Niko Dovana" me një lojë mjaft të bukur, duke i rrëmbyer një trepikësh me shumë vlera për renditjen e Superiores. Në një ndeshje të luajtur në një terren mjaft të vështirë për shkak të reshjeve të shiut, që pothuajse nuk kanë pushuar për asnjë moment dhe me Vasil Shkurtajn në superformë, të besuarit e trajnerit Lika kanë besuar te fitorja dhe e kanë marrë atë. Ndërkohë që Teuta, edhe pse për 15 minuta ka qenë në epërsi numerike, nuk ka mundur të barazojë dhe zbret në vendin e parafundit të klasifikim­it, që është edhe zona e ftohtë e renditjes.

PJESA E PARË - Krosimi i Xhekson që në minutën e dytë të ndeshjes në thellësi te zonës së Teutës dhe Shkurtaj mes dy mbrojtësve arrin të shmangë edhe Kastratin, që del në mënyrë të gabuar dhe me portën e boshatisur arrin të shënojë, edhe pse Alhasan mundohet të largojë topin në vijën fatale, por nuk ia del. Bluzinjtë festojnë, ndërsa durrsakët duket se nuk e kishin parashikua­r një ndëshkim kaq të shpejtë. Durrsakët hidhen në sulm dhe kërkojnë golin e barazimit, që nuk do të vonojë. Gjeorgjiev­ski kroson në zonën mike dhe Latifi rrëzohet pas një dyluftimi me Liçajn dhe kryesori Meta, që ka një pamje të qartë të aksionit, nuk mendohet dy herë për të akorduar 11metërsh. Hila në minutën e 17'-të nga pika e bardhë nuk gabon dhe vendos baraspeshë­n, por nuk do të ndalen me kaq, pasi Amadu do të ketë një rast të artë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, por gjuajtja me kokë e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Pas këtij momenti, ndeshja zhvendoset në mesfushë dhe bluzinjtë fitojnë sërish terren. Luftëtari është më i freskët në fushë dhe nuk e ka të vështirë të gjejë hapësira në mbrojtjen vendase. Në minutën e 32', Liçaj depërton në krah dhe jep një pasim rrafsh me tokën për Shkurtajn, i cili u shpëton mbrojtësve dhe gjuan saktë. Kjo është dita e Luftëtarit, që kërkon edhe golin e sigurisë, por Abazaj përballë Kastratit gjuan keq dhe portieri arrin të grushtojë. Dhe kur dukej se pjesa e parë do të përfundont­e me avantazhin e miqve, vjen edhe goli i barazimit. Çyrbja kroson në zonën

gjirokastr­ite nga një goditje dënimi dhe Lajthia, që përfiton nga hutimi i mbrojtësve kundërshta­rë, me kokë godet saktë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Ruçi, që duhet të nxjerrë edhe njëherë tjetër topin nga porta e tij. Ndërsa trajneri

Nica nuk pret fundin e kësaj pjese për të zëvendësua­r Hilën dhe aktivizuar në vend të tij Shehin, ndërsa më parë kishte hequr nga fusha Karimin për Hakajn.

PJESA E DYTË - Me një terren, në të cilin loja bëhet më e vështirë për shkak të shiut

që vazhdon të bjerë, në fraksionin e dytë të takimit do të ketë shumë pak lojë edhe pse rastet më të pastra për të gjetur golin i kanë sërish miqtë. Abazaj provon me një goditje brenda zonës durrsake në minutën e 51' të takimit, por Kastrati arrin të grushtojë.

Megjithatë, bluzinjtë që përfitojnë edhe nga lodhja fizike e vendësve nuk do të dorëzohen dhe goli i fitores vjen në minutën e 66'. Protagonis­t është sërish Liçaj, i cili në minutën 66' kroson në gjysmë lartësi një top në zonën e Teutës dhe Kastrati del nga porta, por nuk

arrin të kontrolloj­ë topin. Topi mbetet aty dhe Shehi, në tentativë për ta larguar, e përplas sferën në trupin e portierit dhe bën autogol. Në minutat e mbetura të takimit, Teuta nuk do t'ia dalë të barazojë, ndërsa Luftëtari hipotekon tri pikë me vlera.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania