Panorama Sport (Albania)

Batshuaji “salto” Mavrajt, Dortmundi ngjitet i treti

-

Borusia e Dortmundit kalon me sukses 2- 0 Hamburgun e Mavrajt në javën e 22- të të Bundesligë­s, falë të zakonshmit tashmë Batshuaji (49') dhe Gëces (92'), gola të cilat e ngjisin skuadrën Peter Shtëgerit në vend të tretë. Në vend të katërt ngjitet Frankfurti i Kovaçit që mposht 4-2 Këlnin. Bajern Leverkusen­i e sheh veten në vend të 3-të pas hapit fals në shtëpi kundër Hertës së Berlinit: për kryeqyteta­sin shënuan Lazaro (43') dhe Kalu (58') në fitoren e parë për vitin 2018. Suksese të rëndësishm­e edhe për Hanoverin dhe Hofenhaimi­n.

DORTMUNDI - Një klasike e futbollit gjerman: Dortmundi nis me Batshuajin sulmues të vetëm dhe Pulisiçin dhe Shyrrlen që e mbështesin. Por lajmi i ditës është edhe rikthimi i Rojsit pas 8 muajsh i dëmtuar. Hamburgu zgjedh të mbulohet më mirë me mbrojtjen me 5 vetë: rikthehet Mavraj që luan ndeshjen e parë për trajnerin e ri Holerbah. Por rezistenca e miqve zgjati vetëm një pjesë sepse fraksioni i dytë nis menjëherë me golin e vendësve: goditja e Pulisiçit nga e djathta shndërrohe­t në një asist për Miçi Batshuajin dhe sulmuesi i huazuar nga Çelsi shënon një gol të kollajshëm, që e feston me salton e famshme "alla" Obamejang, duke premtuar se do ta zëvendëson­te gabonezin e larguar drejt Arsenalit edhe në formën e festës. Pas një ore, rast i madh për golin e dytë, por fillimisht Shyrrle dhe më pas Batshuaji gabojnë shënjestrë­n. Hamburgu provon në fund, por verdhezinj­të nuk vuajnë, madje në shtesë Gëce shënon edhe golin, që vulos rezultatin pas një aksioni të frymëzuar nga i rikthyeri Shyrrle. Suksesi i dytë radhazi për djemtë e Shtëgerit që ngjiten të vetëm në vend të tretë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania