Panorama Sport (Albania)

Valverde thumbon Realin dhe nuk i toleron gabimet

-

Ernesto Valverde kërkon patjetër 3 pikët ndaj Getafes për të hedhur një hap të rëndësishë­m drejt titullit kampion, por u thotë tifozëve që të mos e mendojnë tripletën. Trajneri i Barcelonës thumbon Realin duke thënë se "Bernabeu" është fusha ideale për finalen e Kupës së Mbretit.

GETAFE- "Në ndeshjen e parë ndaj tyre patëm shumë vështirësi. Ishte ndeshja e parë që duhet të përmbysnim dhe na dha shumë besim për të ardhmen. Getafe mbrohet mirë dhe e di që do të kemi punë. Për ne është një ndeshje e rëndësishm­e. Vijmë nga kualifikim­i në finalen e Kupës, por tani na pret një ndeshje tjetër".

DEMBELE- "Nuk e di nëse do të jetë gati të luajë, por ai është stërvitur mirë. Të shohim nëse do të marrë minuta në këtë sfidë. Do të ingranohet pak nga pak me skuadrën".

PIKE- "Është e vërtetë që ka probleme. Rrezikuam shumë me aktivizimi­n e tij në ndeshjen e fundit, por edhe ndeshja e nesërme (sotme) do të jetë shumë e rëndësishm­e. Do ta analizojmë me kujdes".

SUAREZ- "Për ne është sulmuesi më i mirë në botë. Është lojtari i skuadrës sonë dhe në ekipin tonë luajnë më të mirët. Shumë skuadra të tjera do të donin ta kishin, por jemi të lumtur që Suarez është lojtari ynë".

TRIPLETA- "Njerëzit mund ta mendojnë dhe ta ëndërrojnë, por ne jemi profesioni­stë. Është çështje matematiko­re. Kur për mo- mentin ke 0 tituj, kërkon të kesh 1, kur ke 1 kërkon të dytin e kështu me radhë. Ne tani kemi siguruar vetëm një finale dhe po luftojmë për Ligën dhe Champions-in".

FINALJA- "Për ne është mirë të luhet në fushën që dimë të fitojmë më mirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania