Panorama Sport (Albania)

Tifozët braktisin stadiumin, Partizani në gjurmët e Tiranës

-

Më shumë njerëz shikon në një dasmë të zakonshme shqiptare, se sa numri i tifozëve të pranishëm në takimin e djeshëm mes Partizanit dhe Laçit. Rreth 500 tifozë ishin prezent dje në "Selman Stërmasi", ku në pjesën përballë ishin rreshtuar rreth 70 vetë te muri për të evituar reshjet e shiut. Pamja e tyre ishte sinjifikat­ive, pasi dukeshin sikur ishin rreshtuar te muri i ekzekutime­ve nga skuadra e pushkatimi­t. Ndërsa nga ata që ishin në tribunën kryesore, rreth 200 janë gjithnjë të pranishëm, pasi kanë bileta falas të marra nga klubi. Këtu hyjnë familjarët e lojtarëve dhe stafeve si dhe miq të drej-

Ultrasit e kuq e kishin bojkotuar komplet dje, pasi nuk pranojnë kushtin e vendosur nga Policia që hyrja të jetë me kartë identiteti. Disa orë para takimit "Ultras Guerrils", në faqen e tyre dhanë këtë njoftim: "Ju njoftojmë paraprakis­ht se 'Ultras Guerrils' dhe kësaj radhe nuk

do të jenë prezentë në stadium. Hyrja vijon të jetë me karta identiteti dhe ne nuk do t'i thyejmë kurrë parimet tona"! Me këtë braktisje të tifozëve, Partizani po ndjek gjurmët e Tiranës së sezonit të shkuar, e cila në fund zbriti edhe në Kategorinë e Parë, ku pa dyshim ndikim pati edhe humtuesve.

bja e përkrahjes së tifozëve. Precedenti është i rrezikshëm, pasi në Shqipëri futbolli po humbet parimet e tij sepse kjo lojë luhet për të argëtuar tifozët në stadium dhe jo policët e pranishëm dhe drejtuesit e klubeve. Panorama e stadiumit që prodhoi dje ndeshja Partizani- Laçi sikur "ekzekutoi" edhe ata 70 tifozë besnikë, që ishin rreshtuar dje në murin e tribunës përballë, tamam në pozicion asgjësimi. Drejtuesit e klubit duhet të vihen në lëvizje, pasi Partizani pa tifozë nuk ka kuptim, por edhe ultras pa ekip nuk mund të quhesh.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Tifozët e pakët të mbështetur te muri në tribunën përballë
Foto: F. Hazizllari Tifozët e pakët të mbështetur te muri në tribunën përballë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania