Panorama Sport (Albania)

Hysaj përmbys Strakoshën, Grezda gol Dinamos së Zagrebit

Ajeti asist ndaj Berishës, Roshi gol dhe të kuq

-

Napoli është treguar i pamëshirsh­ëm me Lacion, duke i përmbysur rezultatin në fitoren 4-1. Ka qenë një gol i mbrojtësi De Vrij, i cili në minutën e tretë devijoi një krosim për të kaluar Lacion në avantazh, ndërkohë që kronometro­hej e treta minutë e sfidës. Bardhekalt­rit e nisin mirë, me grintë në sulm dhe me mbrojtje të hekurt në prapavijë. Mirëpo, në të 43-ën, një harkim i Zhorzhinjo­s, e nxjerr Kajehon përballë Strakoshës, i cili e ka të pamundur të ndalë një gol, pasi goditja bëhet nga vetëm 10 metra. Barazim për fraksionin e parë, ndërsa në të dytën, Napoli i Hysajt është me një tjetër ritëm. Në fillim, autogol i Uollas dhe për dy minuta një gol i Ruit, duke përfituar nga një devijim që shpërqendr­on Strakoshën. Për të vulosur mendon Mertens në të 73-ën. Pas javës së 24-t, Napoli rimerr kreun me një pikë më shumë sesa Juve, ndërsa Lacio (46)mund të humbë vendin e tretë në rast fitoreje të Interit (45) apo Romës (44) sot. Seria A - Krotone dhe Atalanta u ndalën në një barazim 1-1. Ndeshja ishte e qetë, por pjesa më e bukur ndodhi vetëm në 10 minutat e fundit. Pas një harkimi të gjatë, është Ajeti që me kokë hedh topin drejt portës së Berishës, me portierin shqiptar, të cilit i shpëton topi nga duart duke i dhënë me gafën e tij Mandragorë­s rastin më të mirë

për të zhbllokuar takimin. Më pas, një gol i Palominos 2 minuta nga fundi, i jep një pikë Atalantës nga transferta e Krotones.

Kroaci - Eros Grezda ka shënuar gol në sfidën e kampionati­t kroat midis Osijekut dhe Dinamos së Zagrebit. Gjithsesi, ekipi i tij ka humbur brenda në shtëpi me rezultatin 2-4. Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi golin e parë të ekipit të tij pas një kundërsulm­i, ndërkohë që rezultati ishte 0-4. Grezda dribloi bukur një nga mbrojtësit e Dinamos duke krijuar hapësirë për të gjuajtur dhe, më pas, lëshoi një predhë të vërtetë që la të shtangur portierin, ndërkohë që sfida përfundoi 2-4.

Greqi - Panathinai­kosi i Kaçes doli i mundur nga transferta me PAS Janinën, në javën e 21-të të Superligës greke. Mesfushori shqiptar e nisi si titullar këtë sfidë dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 78-të.

Miqësorja - Odise Roshi, e ka nisur si protagonis­t vitin 2018 me skuadrën e Akhmat Groznit, duke dhënë sinjale të qarta se po gëzon një formë mjaft të mirë. 26-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj hungarezëv­e të Honved. Në minutën e 37-të, "raketa" merr një harkim nga e majta dhe me një lëvizje të zgjuar brenda zonës ka shmangur kundërshta­rët dhe ka përshëndet­ur rrjetën. Kur gjërat ishin duke shkuar më së miri, mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke në mesin e fushës. Megjithatë, goli i mesfushori­t, ka mjaftuar për skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, që të mos dalë e humbur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania