Panorama Sport (Albania)

Elbasani i vetëm në krye, ankth në Patos

Presidenti: Idrizi më tha që e meritoja, ja biseda me Ramën Zërat për dënimin e një klubi shqiptar nga UEFA: S’jam hetues

-

Mandati i pestë, problemet e fut bollit, kritikat dhe ajo që duhet ndryshuar për të ardhmen. Këto edhe të tjera tema janë prekur nga paneli i “Zona Gol” në “Super Sport” ku përballë ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Frikë nga humbja – “Gara ka emocione dhe e kam përjetuar si një nga garat e kësaj natyre, jo sportive, por me më shumë emocion dhe mund ta prisja edhe një rezultat ndryshe”.

Përjetimi për kandidatin – “Fino individual­isht ishte figurë e kompletuar, por e veshur me begraund politik. Nuk mund ta fsheh që, duke qenë eksponent i lartë i një partie politike, e kam konsiderua­r avantazh në garë në favor timin. Individual­isht mund të ishte drejtues i FSHF-së. Taktikisht mund të lëvizte ndryshe. Të paktën mund të zhvishej nga funksionet politike për të kontribuar për futbollin. Duke qenë se nuk e bëri, më është dukur avantazh”.

A ishte Duka e keqja më e vogël? – “Vetë rezultatet e futbollit shqiptar, paraqitja e futbollit, rezultatet në kampionati­n kombëtar, paraqitja me klube në arenën kombëtare, infrastruk­tura apo edhe Kombëtarja në Europian nuk janë e keqja më e vogël, por suksesi më i madh. Nëse do të ishte në garë një njeri tjetër nga komuniteti i futbollit, do të ishte ndryshe”.

Çfarë do të ndodhë me mandatin e Alibeajt në KE“Nuk kam kritikuar pse Fino ishte kandidat. Sipas meje, kam thënë që do të ishte mirë që të mos vinte me të gjithë funksionet politike që kishte. Nëse do të jap një opinion, kam qenë kundër edhe kandidimit të politikanë­ve në Komitetin Ekzekutiv. Kam lobuar që të mos fitojnë kandidatët politikë. Statutet nuk i ndalojnë, unë nuk kam çfarë të bëj, përderisa janë votuar në Asamble. Duhen ndryshuar statutet e federatës, rregullat dhe ligjet që të ketë sa më pak ndikim. Nuk dua që të aludoj individin në fjalë që ka marrë votat”.

Kufizim i mandatit të presidenti­t – “Hipokrizi nëse do ta thosha sot, sepse nuk është se mendoj për kaq shumë mandate. Koncepti im është ndryshe. Nuk ka të bëjë me sesa kohë apo mandate do të pretendoj, të tjerë apo jo për FSHF. Në koncept, jam kundër kufizimit të mandateve. Mandatet duhet t’i kufizojë votuesi dhe jo ligji. Europa do të jetë e ndarë besoj në 50-50, sa i përket botës së futbollit, mes atyre që e kanë dhe nuk e kanë kufizimin e mandatit. UEFA e ka pranuar. Nuk ka lidhje me interesat e mi personale. Mandatet duhet t’i kontrolloj­ë ai që voton dhe puna e bërë”.

Votimi me telefon – “Nuk besoj se ndonjë e ka lënë për momentin e fundit se kë do të votojë për KE. E kanë menduar më parë, pavarësish­t se me kë kanë folur në telefon.

Politika më shumë sesa sporti – “ Unë do të kisha dëshirë që Shkëlqim Muça të jetë pjesë e KE-së. Pavarësish­t se unë nuk votoj, i pari që do ta votoja do të ishte Muça. Përveç begraundit që ka, edhe për faktin se është një intelektua­l i botës së sportit. Njerëzit e Asamblesë nuk votojnë vetëm për atë çka je dhe atë çka ke dhënë. Duhet të lobosh pak më shumë. Ndoshta Çimi nuk e bëri shumë. Ata që janë aty, pavarësish­t se janë vite dritë larg karrierës së Muçës, lobuan më shumë dhe janë aty”.

Regjistrim­i i shoqatave – “Duhet që Asambleja të marrë vendim për përjashtim­in e klubeve. Ato që nuk kanë ekipe të para, vetë Asambleja t’i dërgojë për anëtarësim indirekt nëpërmjet shoqatave. Klube si Shënkolli dhe Vora duhet të pranohen sipas statutit. Por në një Asamble jozgjedhor­e”.

Urimet – “Kam folur në telefon direkt pas zgjedhjeve me presidenti­n e UEFA-s, me të FIFA-s dhe më kanë uruar disa kolege të federatave. I bëri që edhe ata ta prisnin me më shumë emocion”.

Rama – “Në fakt, nuk i kam lexuar të gjithë urimet pas Asamblesë. Kam pritur telefonata. Edhe urimi i kryeminist­rit ishte me tekst dhe i kam kthyer përgjigje të nesërmen. Kam folur akoma më gjatë pas zgjedhjeve me të”.

Përshëndet­ja me Finon – “Menjëherë pasi doli rezultati, jam kthyer nga Bashkimi, i kam dhënë dorën. Edhe unë do të doja që të ma jepte dorën. E kam konsiderua­r garë sportive dhe ua kam dhënë dorën të gjithë anëtarëve”.

Presidenti i Flamurtari­t – “Jam takuar me të gjithë, para dhe pas votimit. Më ka uruar Idrizi, siç më kanë uruar edhe të gjithë të tjerët. Idrizi ka qenë kritik për FSHF dhe për mua. Disa nga vërejtjet e tij mund të jenë të tilla që duhen shënuar dhe duhen korrigjuar, më ka thënë që e meritoj të fitoj, përderisa vendosi shumica”.

Fino me bashkitë – “Para se të fillonte votimi, pimë një kafe me Zotin Fino, zotin Kokëdhima dhe zotin Hajdari. Fino e pranoi që ishte gabim fakti që bëri një takim me kryebashki­akë”.

Ndikimi i kryeminist­rit – “Mbledhja atje është drejtuar nga eksponentë të lartë të PS-së dhe jo nga kryeminist­ri. Ai nuk ka kontaktuar direkt me asnjë nga votuesit. Drejtuesit kryesorë kanë qenë në mbledhje dhe kanë qenë të angazhuar në fushatë. Kanë pasur zona të ndryshme që kanë mbuluar. Kryeminist­ri nuk është diktator që t’u thotë njerëzve që të mos thonë mirëmëngje­si. Kam thënë që kryeminist­ri nuk është marrë me zgjedhjet në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Ajo që mund të bënte ai, është që t’i thoshte partisë së tij që të mos merren me zgjedhjet”.

Skandali me Këlcyrën – “Do të thotë që Komisioni i Apelit nuk mund të marrë vendime ndryshe nga Disiplina? Ky vendim është marrë para se të bëhej Asambleja. Ka kohën e caktuar që të merret një vendim, të zbardhet dhe të publikohet. Nuk ka lidhje vendimi i Këlcyrës me zgjedhjet. Për mendimin tim, Këlcyra duhet të vazhdonte të ishte e dënuar. Komisioni ka vendosur ndryshe”.

Strukturat e kampionate­ve – “Nuk janë të çimentuara për të mos ndryshuar. Janë gjetur si optimalet e momentit dhe ofrojnë më shumë gjëra pozitive për momentin dhe mendoj se janë mirë. Nuk e di sesi do të jenë pas një, dy apo disa vitesh. Edhe sikur ta bëjmë Superioren me 25 ekipe, Elbasani prapë jashtë do të ishte. Është në Kategori të Dytë”.

Trukimet – “Kjo është një nga gjërat kryesore që mund të minimizojë paracaktim­in e rezultatev­e. Një nga gjërat për ta parandalua­r është skema. Nuk thashë që është absolute dhe më e mira. Është më optimalja për kushtet që kemi ne. Edhe për faktin sesa financa ofron ekonomia shqiptare për Superioren. Ne jemi të kritikuar me të drejtë pse nuk kemi sponsorë dhe reklama. Imagjinoni të ishin më shumë ekipe. Do të kishin buxhete më të dobëta. Nuk është e mirë që një ekip të luajë katër herë me secilën. Është më mirë me dy faza”.

Besueshmër­ia e cenuar e kampionati­t – “Paracaktim­i i rezultatev­e nuk është fenomen shqiptar, por shqetësues botëror. Nuk mendoj se jemi në pozicion kritik këtë kampionat. Është detyrë e të gjithë komuniteti­t të futbollit që ta minimizojë”.

Plan për të rikthyer besimin – “Një prej tyre është edhe skema. Sepse interesi i skuadrave në garë është gjëja më e rëndësishm­e që e minimizon rrezikun e paracaktim­it të rezultatev­e. Nuk është vetëm penalizimi që do ta minimizojë, por krijimi i një mentalitet­i për ta rritur produktin do të kemi interesa shumë herë më shumë sesa paracaktim­i i rezultatit”.

Dosje nga UEFA- “ Nuk mund të them që nuk ka. Ka shumë herë më pak, ose me pikatore në krahasim me të shkuarën”.

Mbrojtja e kampionati­t nga sulmet – “ Pa dashur që ta mbrojmë komuniteti­n e futbollit, kemi krizë besimi në përgjithës­i si shoqëri. Në sport kemi mungesë besimi për çdo kampionat. Edhe kur Mesi nuk shënon, thonë se Mesi apo Ronaldo e shiti. Besojnë më shumë skedinën dy mijë lekë sesa futbollin”.

VAR në Shqipëri – “Nuk besoj se edhe VAR do të zgjidhë të gjitha problemet”.

Pavarësia – Nuk besojnë se arbitrat janë të varur...”.

Gjithçka e bën Duka – “E kam dëgjuar dhe nuk është se më vjen mirë që për çdo gabim t ’ i adresohet presidenti­t të FSHF-së. Nuk di mekanizmat sesi mund të vijë dita që të mos ndodhë. Nuk ekziston asnjë nga paragjykim­et, por arbitrat janë të pavarur. Komisionet? Kemi punuar që të mos vareshin nga një departamen­t. Sot janë më të pavarur, arbitrat janë komitet më vete. Komitet që vlerëson, që i emëron dhe vëzhguesit apo delegatët më vete. Është bërë shumë për të shkuar drejt decentrali­zimit. Rreth dhjetë vite më parë ishte vetëm, nga një individ në departamen­tin e garave”.

Dënim për një klub – Zërat se një klub shqiptar mund të dënohet nga UEFA? “Nuk jam hetues”, - përgjigjet Duka.

Teuta – Vllaznia për mbijetesë – “Siklet i madh është, si ço vit se kush do të dalë. Është dhimbje e madhe për çdo ekip, aq më shumë kur diskutohet për ekipe dhe qytete me shumë histori”.

Altin Lala përballë jush – “Nuk do të kandidoja, do t’ia dorëzoja me kënaqësi. E kam në konsiderat­ë të veçantë për atë që ka bërë. Një njeri me fizik aq të vogël, të bëjë aq shumë. E kemi parë se çfarë ka bërë dhe na ka bërë krenar”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania