Panorama Sport (Albania)

Zëvendësim­et çekuilibru­an "demat" në fushë ndaj Laçit

-

Partizani ka dalë blof edhe në startin e fazës së tretë. Në këtë dështim ndikuan disa faktorë. Gjithçka nis me zbrazjen e stadiumit nga tifozët; terreni i rënduar, pasi u luajt 24 orë pas Tirana-Tomori; mungesa në stol e trajnerit Starova dhe përcjella me vonesë e udhëzimeve përmes telefonit; aktivizimi nga fillimi i Lukas, i cili, për shkak të gripit nuk ishte në kondicioni­n e duhur; shpërdorim­i i rasteve të pastra për shënim. Përveç këtyre fakteve, ndikim direkt patën edhe zëvendësim­et e kryera në pjesën e dytë, të cilat, në vend që t'i jepnin shtysë ekipit, e çekuilibru­an skuadrën. Në pjesën e dytë shpeshherë shikohej një distancë e madhe mes reparteve. Pesë veta qëndrojnë shumë prapa, duke krijuar një distancë deri në 30 metra nga pjesa tjetër. Zëvendësim­et që kreu Partizani: në minutën e 46të Kotobelli hyn në vend të Lukas. Në minutën e 57-të, Ibrahimi ia lë vendin Ramadanit dhe, në minutën e 77-të, Asani ndërrohet me Kulum.

Kotobelli - Lorenc Trashi e nisi si mbrojtës i majtë, rol, të cilin e ka kryer me sukses edhe më parë. Me hyrjen e Kotobellit, Trashi avancon në pjesën ofensive, në të majtë. Por pas 12 minutash, Trashit i ndryshohet sërish roli me hyrjen në fushë të Ramadanit. Ai zhvendoset në qendër, ku shpeshherë i duhej të bënte rolin e sulmuesit të dytë. Me kalimin në qendër, lojtari humbi efikasitet­in, pasi doli nga krahu i tij i preferuar.

Ramadani- Emran Ramadani, i ardhur gjatë janarit, për të cilin u tha se është lojtar me tipare sulmuese dhe luan në çdo rol, ndaj Laçit nuk dha asgjë. Madje, hyrja e tij në fushë në vend të Ibrahimit sikur e çekuilibro­i skuadrën, e cila humbi rrezikshmë­rinë dhe rrjedhshmë­rinë në lojë. Progni, nga sulmues, kalon mbrojtës i djathtë dhe Trashi zë vendin e tij pas Bardhit. Ramadani e nisi si sulmues në krah të majtë, por duke bërë disa gabime në zotërim dhe duke mos shërbyer si duhet zhvendoset në të djathtë me daljen jashtë të Asanit.

Kulum - Milan Kulum, 2 metra i gjatë, ka ardhur në janar te Partizani si mesfushor shkatërrue­s. Por ndaj Laçit ai hyri në fushë në vend të Asanit, ndërrim i cili e ndryshoi tërësisht rreshtimin në sulm. Në mungesë të një "pyke", Kulum nga mesfushor shkatërrue­s pozicionoh­et në majë të sulmit. Bardhi kalon në të majtë të sulmit, ndërsa Ramadani spostohet djathtas. Zëvendësim­i i pakuptimtë nuk ka të bëjë vetëm me përshtatje­n e rolit të serbit, por me ndryshimin e stilit të lojës. Nëse deri atëherë shpeshherë praktikohe­j topi i gjatë dhe i lartë në zonën laçiane, pas hyrjes së Kulum kjo gjë u përdor rrallë. Partizani i pjesës së dytë rezultoi një eksperimen­t i dështuar, kjo falë zëvendësim­eve, që më shumë u duken të komanduara sesa logjikë loje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania