Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Flamurtari, kur përmbysja zgjat tri... ndeshje

Arbër Capa këshillon "demat" si të kualifikoh­en sot

- ILIR CARA

Përballja mes Partiza nit dhe Flamurtari­t në çerekfinal­e të Kupës është një "deja vu" e 2009-ës. Ashtu si tani, edhe para 9 viteve, Partizani mundej 1-0 në takimin e parë në Vlorë, më 25 shkurt 2009. Dy javë më pas, më 11 mars, Partizani e përmbysi Flamurtari­n. 90-minutëshi mbaroi 10 për të kuqtë, me gol të Arbër Capës në minutën e 39-të. 30 minutat e shtesës nuk e ndryshuan rezultatin dhe më pas u gjuajtën penalltitë, ku Partizani fitoi 5-4. Si për koincidenc­ë, ai Partizan plot halle drejtohej nga Shpëtim Duro, i cili është trajner i Flamurtari­t. Të kuqtë nuk e gëzuan kualifikim­in. U desh të luhej një ndeshje e tretë, pasi të dyja ekipet kishin aktivizuar lojtarë me probleme federimi në Kupë. Më 8 prill 2009 u luajt ndeshja e tretë në fushë asnjanëse në Durrës, ku Flamurtari fitoi 1- 0, me gol të Devis Memës, i shënuar me penallti në minutën e 107-të, pasi 90-minutëshi përfundoi 0-0. Takimi solli shumë polemika, aq sa trajneri Duro mendoi largimin nga Partizani, ndërsa trajneri vlonjat Eqerem Memush i quante të kota ankesat e "demave". ARBËR CAPA Ish-lojtari i Partizanit, Arbër Capa, i cili ishte protagonis­t në përmbysjen e parë, tregon emocionet e atij takimi, por edhe rrugën se si të kuqtë mund ta përsërisin sërish atë sukses ndaj Flamurtari­t. Capa është tërhequr nga futbolli, pasi tani jeton në Amerikë. Për "Panorama Sport", ai tregon ngjarjet e përmbysjes së Kupës në 2009ën, që zgjatën tri ndeshje. "Turi çerekfinal i Kupës në 2009-ën do të mbetet gjithnjë në memorien time. Partizani u mund 1- 0 në Vlorë në takimin e parë, por ne ia dolëm që të përmbysim në ndeshjen e dytë, ku unë shënova golin që e çoi sfidën në shtesë. Ka qenë një nga ndeshjet më emocionues­e për mua dhe ekipin, pasi arritëm të kualifikoh­eshim nga gjuajtjet e 11- metërshave. Në kuadrin e dy ndeshjeve ia arritëm qëllimit, pasi u kualifikua­m, por Disiplina shpiku një ndeshje shtesë, ndonëse të dyja ekipet patën

probleme. Në duelin e tretë kaloi Flamurtari­n. Më vjen keq që na u mohua ai sukses. Bëhej fjalë për një ekip që luante vetëm për fanellën dhe tifozët, pasi gjatë gjithë sezonit nuk u paguam. Siç e mbajnë mend të gjithë, ne asokohe ishim ekip për mbijetesë,

pa financa, me elementë të rinj, por nuk na mungonin edhe lojtarë me eksperienc­ë, si Shehi, Pinari, Babamusta, Tafaj, që na mbështesni­n ne të rinjve. Një shtysë e madhe asokohe ka qenë edhe trajneri Shpëtim Duro, që sot është trajneri i Flamurtari­t. Sa i përket përballjes së tanishme, mendoj se skuadrat ndodhen në të njëjtat pozita, duke u bazuar te takimi i parë. Ndonëse jam larg, në Amerikë, mundohem t'i ndjek ndeshjet e Partizanit dhe kampionati­t shqiptar. Flamurtari, me në krye ish-trajnerin tonë Duro, ka bërë mirë, pasi ka qenë vetë ai që e ka ndërtuar skuadrën. Duke njohur dy trajnerët e skuadrave, nuk parashikoj spektakël, por një ndeshje taktike dhe shpresoj që Partizani të kualifikoh­et në fund. Nisur nga ajo përmbysje që i bëmë ne në 2009-ën, them se Partizani duhet ta marrë takimin e sotëm si një përballje të radhës, pa presion. Nëse lojtarët luajnë për fanellën e kuqe që mbajnë veshur dhe tifozët e mrekullues­hëm, Partizani do të kualifikoh­et, aq më shumë që Kupa mbetet një objektiv për të shkuar në Europë", u shpreh Capa për "Panorama Sport".

 ??  ?? Të kuqtë duke festuar triumfin ndaj Flamurtari­t më 11 mars 2009
Të kuqtë duke festuar triumfin ndaj Flamurtari­t më 11 mars 2009
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania