Panorama Sport (Albania)

FSHF çon Xhajën në Kukës, Karabeci: Kalon Tirana

“Shpresoj të mos na hahet haku, duam gjykim të drejtë”

- ADELA MERKO

Erando Karabeci be son te kualifikim­i për në gjysmëfina­le. Edhe pse me mungesa dhe në një fushë të vështirë, kapiteni mendon se nuk ka vend për justifikim­e, pasi ata do të luajnë vetëm për fitore sot, në orën 14: 00, në "Zeqir Ymeri". Në intervistë­n e dhënë për mediat pak para nisjes për në Kukës, mesfushori hapur e tha se do të luajnë në sulm ndaj kampionëve në fuqi të vendit. Gjykimi është meraku i Tiranës për këtë duel, ndaj edhe numri 13 i kryeqyteta­sve shpreson që të mos u hahet haku si në ndeshjen e parë.

Luani përballë kampionëve, a beson te kualifikim­i Karabeci?

Është një ndeshje me shkallë vështirësi­e shumë të lartë. Por dihet tashmë që Kupa e Shqipërisë është objektivi ynë, ndaj synojmë vetëm kualifikim në Kukës. Këtë e treguam edhe në Tiranë, ku u futëm vetëm për të fituar. Pavarësish­t rrjedhës që mori ajo sfidë, kishin shanse që të merrnim më shumë. Sigurisht që rrezikuam, pasi luajtëm për gati 70 minuta me 10 lojtarë. Jemi të vetëdijshë­m që s'do të jetë e lehtë, por ne do të luajmë veçse për maksimumin dhe asnjë rezultat tjetër.

Dy javë më parë e dominuat kundërshta­rin, edhe pse ishit në inferiorit­et numerik. Megjithatë, a nuk mendoni se ndeshja e kthimit do të ketë tjetër histori?

Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Por ne nuk do ndryshojmë asgjë nga filozofia jonë, pasi jemi të përgatitur vetëm për të sulmuar. Këtë gjë do mundohemi ta bëjmë edhe në Kukës. Që në fillimin e lojës do sulmojmë për të pasur edhe kontrollin e topit. Nëse ia dalim me sukses, atëherë do të jemi edhe më afër portës kundërshta­re.

Mungesa e Mavejes, a ju gjen ta papërgatit­ur?

E mira do të ishte që të kishim grup të plotë dhe sigurisht e një lojtari si Maveje do ndikojë, pasi është një ndër titullarët e ekipit. Por, siç kemi ne mungesa, kanë edhe ata. Ndaj do të jemi në

kushte të barabarta.

Kundërshta­rët luajnë pa qendërmbro­jtësit. A do të jetë më e lehtë pa dyshen Shameti- Alla?

Më të lehtë nuk mund të them, pasi ata janë një ekip që janë kampionët në fuqi dhe kanë lojtarët për t'i zëvendësua­r. Por edhe mund t'u prishin ndonjë punë atyre, ashtu sikundër na prishin punë edhe ne mungesat tona. Por nuk besoj se do të jetë problem i madh.

Po kushtet e stadiumit...? Stadiumi dihet që nuk ka kushte të mira dhe fusha është e vogël në përmasa.

Nuk duhet të justifikoh­emi, por të shkojmë në Kukës për të luajtur lojën tonë dhe kërkuar kualifikim­in.

Sa do t'ju favorizojë fakti që Kukësit i shënojnë të gjitha ekipet në shtëpi?

Nuk jemi marrë shumë me këtë pjesë. Për fat, sulmuesit tanë po kalojnë moment shumë të mirë dhe ky fakt mua më jep besim që ne do shënojmë në Kukës. Dhe, nëse bëjmë gol, gjithçka do të bëhet më e thjeshtë.

Ju luani vetëm për fitore, ndërsa kundërshta­ri edhe për barazim. Kë vendos më shumë nën presion ky fakt?

Ndoshta tek ata. Ne edhe mund të jemi paragjykua­r si ekipi që vjen nga Kategoria e Parë, paçka se vetëm për këtë ligë nuk jemi për cilësitë që kemi në organikë. Presioni do të jetë mbi ata, pasi mund t'u bëjë punë edhe një barazim, ndërsa shkojmë vetëm për fitore. Këtë rezultat do ta kërkojmë nga fillimi. Nëse ne tregojmë cilësitë që kemi shfaqur gjatë kampionati­t dhe ndeshjes së parë, Kukësi do ta ketë shumë të vështirë.

Klubi ka kërkuar arbitër me stemë të FIFA-s, realisht i druheni gjykimit?

Nuk kam shumë dëshirë që të flas për arbitrat, pasi ju e gjykoni më mirë vetë. Edhe pse mendoj që ajo që ndodhi në ndeshjen e parë ishte padrejtësi, prapë duhet të dimë të ruajmë kontrollin. Por kur e ndien që të hahet haku, është e vështirë që të përmbahesh. Shpresoj që të ketë gjykim sa më të drejtë dhe të fitojë më i mirë.

Keni dy vite që nuk fitoni në Kukës, a u trembeni statistika­ve?

Nuk mendoj se janë statistika që ndikojnë. Ekipi ndryshon nga viti në viti, ndaj nuk është e njëjta gjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania