Panorama Sport (Albania)

Daja në dilemë për rrotacion, Teuta largon Reza Karimin

“Vendi i titullarit nuk falet, do luajë kush ta meritojë”

- LLAZI SARO

Skënderbeu mbylli përgatitje­t për ndeshjen e sotme në kupë përballë Teutës që do të luhet në Korçë. Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 0- 2, kualifikim­i është detyrim për korçarët që duan t'i shkojnë deri në fund këtij kompeticio­ni. Trajneri Ilir Daja i sheh delikate këto 90 minuta të kthimit përballë Teutës, pasi kundërshta­ri të vetmen pikë aktive të sezonit ka pikërisht kupën. Për këtë arsye, ndryshimet në formacion do të jenë të pakta për të bërë të mundur përballimi­n me sukses dhe kapjen e çerekfinal­eve. Të gjitha këto, Daja i bëri me dije në konferencë­n e dhënë para mediave ditën e djeshme.

Daja, pas asaj fitoreje 0-2 me Teutën në transfertë, ndeshja sot është formalitet?

Nuk do të thosha që është formalitet, pavarësish­t se kemi bërë një hap të mirë. Një fitore 0-2 në transfertë është një hap i mirë drejt kualifikim­it, por përderisa specifika e kupës është 180 minuta do të respektojm­ë edhe 90minutësh­in e dytë për të qenë të sigurt në kalimin e këtij turi. Duhet të rikthehemi në ritmin dhe performanc­ën që kemi pasur dhe, pse jo, ta përmirësoj­më më shumë atë.

A do të ketë lëvizje në fushë për sa i përket grupit të titullarëv­e?

Të them të drejtën, edhe deri tani që flasim, jemi të dyzuar. Jemi duke menduar të bëjmë ndonjë ndryshim për lojtarët që kanë shfaqur probleme në anën shëndetëso­re siç është rasti i Jashanicës në ndeshjen e fundit. Ndaj Flamurtari­t pati një problem me një dëmtim të lehtë dhe nuk duam që ta rrezikojmë.

Pra formacioni mbetet pezull?

Them se e mbyllim pak para startit. Do të shohim me kujdes seancën e fundit dhe do të vendosim para fillimit të takimit edhe për ato dilema që kemi në formacioni­n e titullarëv­e. Kjo do të thotë se do të vendosim nëse do të bëjmë një rrotacion apo do të vendosim t'u japim minuta për të mbajtur në ritmin e duhur ata lojtarë që vërtet janë një hap para të tjerëve.

Asnjëherë më parë nuk e kishit bërë me dije se ata që duan formacioni­n kanë një javë kohë për ta treguar. Pse e bëtë pikërisht sot?

Nuk është një vendim i marrë sot, por po t'i referohemi takimit me Lezhën që u dhamë mundësi të gjithë lojtarëve që kanë pasur pak hapësira për t'u shprehur. Ishte një ndeshje që për pak sa nuk u eliminuam ndaj një ekipi që na vuri në vështirësi. Me gjithë respektin për Besëlidhje­n, pasi vjet arriti deri në katërshe të këtij kompeticio­ni. Kështu që, për të treguar mentalitet fituesi dhe që je pjesë e Skënderbeu­t, fanellën duhet ta marrësh vetë sesa të ta servirin.

11 pikë në kampionat a ju japin luksin për të qenë i qetë në tri ndeshjet e radhës në kampionat?

Unë do të thosha që është bërë filozofi që të shohim ndeshjet njëra pas tjetrës. Ne qëndrojmë të fokusuar te Kupa, atje ku nuk na falen gabimet. Për t'u ndalur te kampionati, 11 pikë diferencë të japin njëfarë qetësie. Por, që ditën pas ndeshjes me Flamurtari­n diskutuam me grupin që këtë standard që kemi vendosur duhet ta ruajmë fort.

Në tre takimet e radhës luhet një sezon i tërë?

Kalimi i katër tureve nuk ishte rastësi. Pasi ne bëmë një fazë të katërt me të gjitha fitore, përveç një rasti të izoluar që nuk dua ta përmend. Ajo lojë dhe rezultatet e marra në fazën e katërt vazhduan dhe për inerci treguam atë që bëmë në Kupat e Europës. Duhet të vazhdojmë pra, të mos kënaqemi me këtë standard, por të kërkojmë diçka më shumë nga sa kemi arritur deri tani.

Kamza është ekipi që ju ka marrë 4 pikë si askush tjetër. Kjo ndeshje e tretë do të jetë histori tjetër?

Besoj që, menjëherë pas ndeshjes me Teutën, do të fokusohemi te Kamza, pasi kemi dy barazime në dy fazat e para.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania