Panorama Sport (Albania)

Trofetë Tirana, klubi rekordmen

-

Barometri matës për fitimin e kupave në Shqipëri është Tirana. Si të mos mjaftojë numri i titujve kampion, 24 të njohur, bardheblut­ë mbajnë rekord në çdo kompeticio­n tjetër me 51 trofe në total. Në sezonin më të errët të historisë së saj, vjet, ekipi kryeqyteta­s fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë. Me fitimin e Kupës, bardhblutë kaluan në këtë kompeticio­n edhe rivalët historikë të Partizanit me 16 ndaj 15 kupave që kanë fituar të kuqtë. 24 në kampionat, 16 në Kupën e Shqipërisë dhe 11 Superkupa i bëjnë bardheblut­ë ekipin rekordmen në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania