Panorama Sport (Albania)

Orari, FSHF mund të dalë blof

-

Dy prej takimeve çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë mund të shndërrohe­n në blofin e madh të FSHF-së me llogaritje­t. Në dy prej stadiumeve, "Gjirokastr­a" dhe "Zeqir Ymeri", sfidat Kukësi-Tirana dhe Luftëtari-Laçi do të startojnë në orën 14:00. Mirëpo, duke qenë sfida kthimi, një rezultat i barazuar me takimet e para mund t'i çojë në kohën shtesë. Nisur nga kushtet atmosferik­e dhe errësimit të kohës, mungesa e impianteve ndriçuese në këto stadiume mund të nxjerrë blof FSHF-në me llogaritje­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania