Panorama Sport (Albania)

Moti, ja parashikim­i në 4 qytetet ku do luhet sot

-

Në Tiranë, Kukës, Korçë dhe Gjirokastë­r do të zhvillohen sot katër ndeshjet çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë. Sipas shërbimit meteorolog­jik shqiptar pritet që në tri qytete të ketë jo vetëm reshje shiu, por edhe dëbore. Në orën 14:00, kur nis takimi Luftëtari-Laçi, qielli në Gjirokastë­r parashikoh­et të jetë gjithë kohën me re dhe, përveç shiut, pritet që deri në orën 4 të ketë edhe dëborë. Temperatur­at do të variojnë nga -1 deri në 4 gradë. Në orarin e ndeshjes Kukësi-Tirana priten reshje dëbore, teksa temperatur­a më e lartë do të shkojë -1 gradë. Në Tiranë, në orën 17:00, kur dhe luhet Partizani-Flamurtari, koha parashikoh­et e paqëndrues­hme. Do të ketë erëra të forta deri në 23 kilometra në orë, teksa priten reshje të dënuara shiu. Ndërsa në Korçë nuk parashikoh­en reshje dëbore në orën 17:00. Temperatur­at në orarin e ndeshjes do të jenë 2 deri 5 gradë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania