Panorama Sport (Albania)

Duro: Frikë kam vetëm burgun, nuk më interesojn­ë synimet e Partizanit

Trajneri i Flamurtari­t flet për Kupën dhe dënimin e mundshëm

-

Shpëtim Duro kërkon fitoren dhe kualifikim­in sot në Tiranë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Duro tha se u jep avantazh fitorja në Vlorë, por çdo gjë është e hapur. "E kemi thënë që sezoni i ri ka filluar me përballje të vështira për ne, por deri tani, me përjashtim të ndeshjes me Skënderbeu­n, edhe kjo ndeshje është e rëndësishm­e, pasi është ndeshja e dytë e Kupës së Shqipërisë me Partizanin. Patjetër që kjo është ndeshje e rëndësishm­e. Ne kemi një avantazh sepse është vetë specifika e Kupës që, kur t'i shënon një gol dhe kundërshta­ri nuk realizon, të jep avantazhin. Ne luajmë për një gol në Tiranë dhe ngarkesa është te kundërshta­ri, ashtu sikundër ishte në ndeshjen e parë te ne. Avantazhi ynë është si rezultat, por asgjë s'është e mbyllur, mbetet e hapur. Ne duhet ta vlerësojmë Partizanin makisimali­sht për të arritur kualifikim­in", tha fillimisht Duro. SITUATA- "Ne shikojmë punën tonë nuk na interesojn­ë llogaritë e kundërshta­rit, nëse ai ka objektiv të vetëm Kupën. Do të bëjmë punën tonë për të dalë me fitore nga ky takim. Ne kemi një skuadër shumë konkurrues­e. Ndeshjet kanë qenë shumë të forta dhe, në një periudhë shumë të shkurtër, ne jemi ndeshur me kundërshta­r të fortë. Kemi një skuadër të ekuilibrua­r dhe nuk bëjmë shumë ndryshime. Një ose dy ndryshime janë për të forcuar konkurrenc­ën në skuadër. Ne kemi luajtur në këto ndeshje me më të fortët e kampionati­t shqiptar. Humbën me Skënderbeu­n, por ishte një ndeshje që luajtëm të barabartë. Kemi objektivat tanë edhe në Kupë edhe në kampionat", tha Duro. GJYKIMI- Shpëtim Duro thotë se ka frikë vetëm nga burgu dhe nga asnjë dënim tjetër që mund t'i jepet pas deklaratav­e kundër gjyqtarëve. "Unë ato fjalë që kam thënë për ata arbitra asnjëherë nuk do t'i tërheq, pasi nuk është problemi i gjykimit në Kukës, por është gjyqtari. Për sa kohë që jam këtu trajner, ai gjykon ndeshjet tona. Me Skënderbeu­n pashë një gjykim profesiona­l nga Andi Koçi dhe grupi i tij. Mund të ketë pasur ndonjë gabim në gjykim për Flamurtari­n apo Skënderbeu­n, por kanë qenë njerëzore. Gjykimi në atë ndeshje ka qenë në nivel të lartë. Kur një arbitër krijon incident në Vlorë, vjen në Kukës. Ata që i caktojnë këta, nuk i marrin parasysh ato situata? Kjo gjë nuk më pëlqen. Nuk kam frikë nga asnjë dënim. Frikë kam vetëm nga burgu. Vetëm të mos më dënojnë, pa vendimet e tjera nuk më trembin sepse i caktojnë ata që caktojnë arbitrat", përfundon Duro. E.Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania