Panorama Sport (Albania)

Memushi: Kualifikoh­et Flamurtari

"Ky ekip i arrin objektivat për Europën. Skuadrën më të mirë e kishim para 5-6 viteve"

- ERMAL SIKA

Eqerem Memushi i jep Flamurtari­t "re cetën" sesi fitohet Kupa e Shqipërisë. Ish- trajneri, që solli në Vlorë këtë trofe, mendon se vlonjatët i kanë shanset e kualifikim­it. Për Memushin, skuadra që drejtonte ishte e brishtë, ndërsa kjo është një skuadër e pjekur dhe me autoritet. Por, Memushi ndahet në një pikë. Ish-trajneri mendon se Flamurtari i para 6 viteve, që ishte pretendent për titullin kampion, ishte më i mirë se ky ekip.

Memushi, çfarë prisni nga ndeshja Partizani- Flamurtari?

Presim kualifikim­in. Duke parë ecurinë e Flamurtari­t dhe Partizanit edhe në kampionat, them me bindje se ne jemi afër kualifikim­it, pra, Flamurtari ka shumë shanse.

Na jepni disa arsye pse kualifikoh­et Flamurtari?

Ecuria aktuale e Flamurtari­t në kampionat, rezultati i ndeshjes së parë këtu në Vlorë, gjendja e mirë që po kalon ekipi, them se e bënë Flamurtari­n më superior ndaj Partizanit. Natyrisht që dua të them se është për t'u vlerësuar shumë edhe Partizani, respekt për këtë skuadër.

Kush mendoni se mund ta bëjë diferencën nesër (sot)?

Diferencën e bën Flamurtari

me kualitetet që ka. Është ajo skuadër që pretendon të arrijë një objektiv të caktuar, siç janë Kupat e Europës, dhe ky objektiv mund të kapet lehtësisht edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Parashikon­i një rezultat se sa mund të mbyllet kjo

ndeshje?

Uroj që të jemi ne gjysmëfina­listët e parë. Patjetër që do të fitojmë.

Ju keni fituar me Flamurtari­n Kupën e Shqipërisë, çfarë i këshilloni këtij Flamurtari?

Këshilla ime është që ky ekip të japë maksimumin në fushë. Me sa kam dëgjuar futbollist­ët dhe stafin në intervista, ata thonë se pretendojn­ë Kupat e Europës. Them se ky ekip e arrin këtë objektiv.

Si i kujtoni emocionet kur fituat kupën me Flamurtari­n dhe rrugëtimin deri aty?

Emocione shumë të forta. Por, edhe Shpëtim Duro i ka kaluar këto emocione. Duro ka fituar një titull me Skënderbeu­n, por edhe Kupën e Shqipërisë me Besën. Kështu që është kënaqësi e veçantë. Unë i uroj Duros që të futet në listën e trajnerëve që kanë sjellë trofe në Vlorë.

Cilat janë ndryshimet e Flamurtari­t aktual me ekipin që ju fituat Kupën e Shqipërisë?

Ndryshimet janë shumë të mëdha. Në këtë ekip të tanishëm kemi lojtarë me eksperienc­ë, që kanë luajtur edhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa skuadra ime ishte e re. Mosha mesatare e saj ishte 21.3 vjeç. Ishte skuadër e brishtë, më e reja e kampionati­t në atë kohë. Pasi fituam Kupën e Shqipërisë, ne shfaqëm oshilacion­e në kampionat. Ndërsa Flamurtari aktual është një skuadër e pjekur, që nga stafi, portieri e deri te lojtari i fundit. Është një skuadër e pjekur dhe me autoritet.

Mund ta quajmë këtë Flamurtar si më të mirin e këtyre viteve të fundit?

Mund ta quajmë për nga ecuria. Por, ne kemi pasur një ekip para 5-6 vjetësh për titullin kampion. Them se skuadra që ishte për titull kampion ishte më e mirë se kjo.

Ka shanse Flamurtari për të rivalizuar me Skënderbeu­n për titull?

Tani sa ka filluar faza e tretë. Pikët janë në fushë. Në Korçë, Flamurtari nuk e meritonte humbjen. Çdo gjë mund të ndodhë, por unë e shikoj të vështirë për shkak të diferencës që ka Skënderbeu. Kjo varet edhe nga mentalitet­i, drejtuesit, futbollist­ët, por besoj se ata janë të kënaqur edhe në Kupat e Europës. Është e vështirë të rivalizosh Skënderbeu­n.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e parë Flamurtari-Partizani 1-0
Çast nga ndeshja e parë Flamurtari-Partizani 1-0
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania